Çështja “Mimran”, “Haaretz” paralajmëron skandal për Netanyahun që mund të dorëhiqet

Postuar në 05 Korrik, 2016 23:45

Hetimi i kryeministrit izraelit Beniamin Netanyahu për çështjen “Mimran”(http://www.respublica.al/2016/03/27/telashe-të-reja-për-netanyahun-publikohet-një-foto-e-tij-me-arnaud-mimran-i-akuzuar-si) ka marrë një përmasë tjetër. Gazeta e njohur “Haartez” njofton se policia ka në dorë materiale të reja, “detaje të të cilave i njohin shumë pak njerëz” në kuadër të një hetimi që pritet të shpërthejë së shpejti. Në raportimin e vet, gazeta referon atë që po ndodh pas kuintave në skenën politike izraelite që është vënë në pritje të skandalit që mendohet ta kryqëzojnë Bibin. “Disa nga partnerët e koalicionit kanë nisur të bëjnë shaka qysh tani duke thënë se në dritën e hetimit, Netanyahu me gjasë do të shfaqet me një plan të ri paqeje”, shkruan “Haartez” që është investuar shumë kundër linjës politike të Netanyahut. Në eventualitetin e një dorëheqjeje, situata paraqitet e paprecedentë: Netanyahu nuk ka zëvendës që ta pasojë në detyrë.

Por këto janë hamendësime deri kur skandali me të vërtetë të ketë shpërthyer. 

 

http://www.haaretz.com/opinion/.premium-1.728712

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.