Vuçiç i thotë jo referendumit për hyrjen e Serbisë në BE

Postuar në 03 Korrik, 2016 18:03

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç, deklaroi për gazetën Bild se vendi i tij nuk do ndërmarrë asnjë referendum për hyrjen ose jo në Bashkimin Evropian. Beogradi shpreson që të bëhet anëtar i Unionit në vitin 2020 dhe Vuçiç e ka bërë të qartë se objektivi i qeverisë së tij është integrimi i vendit në Bashkimin Europian. I pyetur lidhur me ndikimin e Putin te disa parti të vogla në Serbi që janë shprehur pro një referendumi, kryeministri serb u përgjigj se nuk ishte i informuar për diçka të tillë dhe se pavarësisht kërkesave të partive të vogla Serbia nuk do të ndërmarrë asnjë referendum për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian. "Fituam me shumicë dërmmuese në zgjedhje. Do bëjmë çështë e mundur të anëtarësojmë vendin në Bashkimin Evropian. Nëse do të braktisnim këtë qëllim, atëherë Serbia do futej në një rrugë të gabuar"- theksoi Vucic.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.