Absurditeti i luftës kundër Pabarazisë

Postuar në 02 Korrik, 2016 14:19
Larry Elder/Real Clear Politics

Ka ndonjë koncept më idiot se fuqizimi i qeverisë për të lufutar “pabarazinë në të ardhura”? Ç’lloj qenie njerëzore normale, me mend në kokë, racionale, mendon se talenti, shtysa, interasat dhe mundësitë njerëzore mund – ose duhet – të kenë rezultate të njëjta?
Pavarësisht dashurisë sime për vrapin, unë e dija që në klasë të tretë që shoku im, Keith, mund të vraponte më shumë se unë. Për dy vjet luajata bejzboll në Ligën për Fëmijë [Little League], dhe u përmirësova. Por s’kishte rëndësi sa përpiqesha e sa orë kaloja duke luajtur, nuk mund të godisja, vrapoja flakja [topin] aq mirë sa shoku im Benji.

Më vonë, nisa të luaja tenis dhe u pasionova pas tij. Por shumica e njerëzve kundër të cilëve luaja kishin nisur të luanin vite më herët, dhe shumica kishin marrë leksione për vite me radhë. Unë u përmirësova, por duke pasur parasysh nisjen e hershme të kundërshtarëve të mi, hendeku mbeti.
Këshilltarët financiarë i këshillojnë klientët të nisin herët dhe të ndjekin një farë plani. A ka ndonjë habi këtu që ata, të cilët e nisin më herët, do të kenë të ardhura më të mëdha sesa ata që ia nisin vonë, ose atyre që u mungoi displina për të ndjekur planin? Çfarë duhet të bëjë qeveria për trajtimin e këtyre rezultateve “të pabarabarta”?
Shumica e sipërmarrërsve provojnë dështimin derisa mbërrijnë te një ide, koncept ose biznes që u sjell para. Edhe atëherë, kjo kërkon 20 deri në 30 vite punë me orë të zgjatura dhe sakrificë, së bashku me pasiguri dhe një dorë fat, për t’u bërë milioner.
Kohët e fundit pashë një film ku luante Cate Blanchett. Ajo është aktore e mirë, por është dhe tmerrësisht e bukur. A ka ndonjë dyshim që pamja e saj e bukur, mbi të cilën ajo s’ka pasur kontroll, është faktor në suksesin e saj? A është e padrejtë që një aktore tjetër po kaq e talentuar, por me pamje më të zakonshme, do të ketë një karrierë të “pabarabartë” krahasuar me Blanchett?

Sa i përket aktrimit, shumica e atyre që i futen asaj fushe nuk bëhen të sukseshëm, nëse sukses do të thotë të jetosh duke aktruar. Megjithatë, shancet e pakta për sukses, nuk i frenojnë të rinjtë të vërshojnë çdo vit drejt Hollivudit me shpresën për “t’ia dalë”.
Nëse një aspirant për aktor do t’i ishte përkushtuar me të njëjtën këmbëngulje dhe personalitet një profesioni tjetër, suksesi mund të kishte qenë më i mundshëm, megjithëse më pak i shijshëm. A duhet qeveria të ndërhyjë që të marrë diçka nga një aktor jo shumë i talentuar, por i sukshëm dhe t’ia japë një aktori me karrierë të shkurtër e të pa sukseshme? Një ish-aktore më tregoi për një drekë që kishte pasur me një shoqe që e kishte takuar pasi mbaruan gjimnazin dhe iu futën aktrimit. Ndërsa ish-aktorja kaloi në një karrierë tjetër, e sukseshme, shoqja e saj vazhdoi aktrimin, duke hequr të zitë e ullirit. Aktorja i kishte treguar shoqes së saj se kohët e fundit kishte refuzuar pjesëmarrjen në një reklamë. Pse? Cili aktor në vështirësi do ta refuzonte një punë të tillë? Mësohet se shteti i Kalifornisë, me anë të një programi “asistence”, “mbështet kredinë e saj të shtëpisë”. Ajo nuk ka detyrim t’ia kthejë paratë shtetit, dhe ajo do të vazhdojë ta marrë ndihmën për aq kohë sa të ardhurat e saj nuk janë mbi një nivel të caktuar. Si e forcon kjo ekonominë? Ish-aktorja, përmes taksave, subvencionon stilin e jetës së aktores, e cila e pranon që ka refuzuar një punë për të mos humbur ndihmën sociale.
Kjo është pikërisht bota që kërkon Bernie Sanders [kandidat në garën e demokratëve për president, SHBA] – një qeveri që takson njerëzit prodhues për t’ua dhënë atyre që janë më pak prodhues me qëllim të zbutë “pabarazinë në të ardhura”.

Në botën reale, dy individë, që jetojnë ngjitur, bëjnë zgjedhje të ndryshme në lidhje me arsimin, karrirën, martesën, ku të jetojnë, dhe nëse duhet të investojnë apo si të investojnë. Madje dhe nëse ata sigurojnë të njëjtat të ardhura, njëri mund të jetojë poshtë mundësive të tij, duke kursyer para me rreptësi, ndërsa tjetri mund të zgjedhë të blejë rregullisht makina të reja, rroba mode dhe të bëjë pushime të shtrenjta. A ka ndonjë dyshim që i pari do të përfundojë me më shumë të ardhura se i dyti? A ka këtu “pabarazi” me të cilën duhet të merret qeveria?
Megjithëse Beyonce është një këngëtare e mirë, a ka ndonjë dyshim që ka dhe të tjera me zë më të mirë? Por Beyonce ka bekimin të ketë një bukuri, karizëm e ndoshta menaxhim “të paparabartë” – ndoshta më mirë se dy zonjat e tjera në trion muzikore, Destiny’s Child, me të cilat ajo këndonte dikur. Tre këngëtare, në të njëjtin grup, kanë pasur rezultate “të pabarabarta”.

Komunizmi, kolektivizimi dhe socializmi bazohen në të njëjtat premisa – se qeveria zotëron mirësi, prirje, gjykim dhe aftësi për të marrë nga disa dhe për t’ua dhënë të tjerëve me qëllim arritjen e “barazisë”. Karl Marksi shkroi: “Prej çdonjërit bazuar në aftësinë e tij, për secilin bazuar në nevojat e tij.” Dhe ky është problemi. Deklarata e pranon hapur që disa kanë prirje, shtysa, energji dhe aftësi më shumë se të tjerët. T’ia marrësh disave dhe t’ua shpërndash të tjerëve kjo i demotivon të dyja palët, dhënësin dhe marrësin.
Ky është gabimi themelor në rishpërndarjen e të ardhurave, pikërisht themeli i komunizmit, socializmit dhe kolektivizmit. Njeriut i shkon mendja që Bernie Sanders duhet ta kishte kuptuar këtë tani, por urtësia mes 74-vjeçarëve, ashtu si të ardhurat, nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë.

"postbllok.com"

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Mjafton nje shkrim i shkurter dhe i qarte si ky, per te pjerdhur te gjithe ideoligjine e se majtes e per te hedhur ne kosh "vepren" e lavdishme te Marksit (a degjon ti o Servet Pellumbi?). Kush ka veshe te degjoje, kush ka sy te shikoje, kush ka tru le te mendoje po mundi dhe nqs nuk do te jetoje si politikan parazit dhe hajdut i se majtes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.