Ekzekutivi amerikan në veprim përtej të drejtave të veta. Çështja “Clinton” dhe përgjimi i gazetarëve, dy mesazhe jopozitive nga SHBA

Postuar në 01 Korrik, 2016 23:24

Çështja e e-maileve të Hillary Clinton ka marrë një tjetër përmasë së fundmi, teksa është zbuluar një takim mes Bill Clinton dhe prokuorores së Përgjithshme, Loretta Lynch në aeroportin e Phoenix. Siç bëjnë me dije mediat amerikane, takimi ka qenë i paplanifikuar dhe ka zgjatur për 20 minuta. Lynch mohoi në një konferencë për shtyp se në takim është folur për çështjen e e-maileve, duke shtuar se me ish-presidentin amerikan është folur për nipëritë, udhëtimet e tyre dhe Brexit. Pra çështje të ndryshme për një 20 minutësh. Por vetë takimi ka krijuar pështjellime. Mediat citojnë një status të David Axelrod, strategjist elektoral, se ishte budallallëk krijimi i optikave të tilla për shkak të një takimi. Ka patur edhe reagime të tjera në një kontekst politik që legjitimon çdo dyshim. Çështja kryesore është tjetër: lobimi për të zgjidhur një problem të pastër penal dhe kriminalisitk, përmes instrumenteve politike. Hillary Clinton është nën hetim nga FBI për shpërdorim detyre dhe cenim të sigurisë, ndonëse nga shgumë përfaqësues politikë sjellja e sekretares së Shtetit ka qenë e turpshme(http://www.presstv.com/Detail/2016/07/01/473121/Hillary-Bill-Clinton-Lyn...).

Një tjetër lajm që është bërë publik sot është rrjedhja e informacionit për “rregulla të posaçme” që FBI-ja përdor për të gjurmuar gazetarët. Byroja e Hetimit ka preferuar të marrë aprovimin për përgjime gaztearësh vetëm nga zyrtarë të saj të brendshëm, diçka që referohet nga një raport i Departamentit të Drejtësisë siguruar nga “The Intercept”. Disa media janë bashkuar në kërkesën ndaj Departamentit të Drejtësisë për të publikuar këto “rregulla sekrete”, por kërkesa është refuzuar(https://freedom.press/blog/2016/06/leaked-fbi-documents-reveal-secret-rules-spying-journalists-national-security-letters). Problemi po bëhet përherë e më serioz dhe shqetësues, pasi ai vë në diskutim arritje të mëdha si të drejtat dhe zbatimi i rregullave për mësymjen e pushtetit ekzekutiv në sfera që duhen rregulluar nga gjyqësori. Bashkë me çështjen e Clinton, që provon papërgjegjshmërinë maksimale, çështja e FBI-së me gazetarët jep mesazhe jo shumë optimiste për atë që po ndodh në një vend si SHBA. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.