Grabitje me armë në Aeroportin e Rinasit, një ditë më parë policia shtoi masat e sigurisë pas sulmeve në Stamboll

Postuar në 30 Qershor, 2016 16:42

Një ditë më parë policia njoftoi se kishte shtuar masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit pas sulmeve terroriste në Stamboll, por pa kaluar as 24 orë  Policia e Tiranës përcolli lajmin se rreth orës 14:45 të së enjtes në sheshin e brendshëm të fluturimeve të aeroportit “Nënë Tereza” ka ndodhur një grabitje me armë. Në njoftim thuhet se “menjëherë janë angazhuar shërbimet policore në aeroport dhe forca shtesë nga Drejtoria Vendore e Kufirit. Nisur nga informacioni paraprak, raportohet  se është grabitur nje sasi monetare, qe po transferoheshin me mjetet e SHPSF “Nazeri 2000”, nga terminali drejt avionit. Dyshohet se autorë të grabitjes janë të paktën 3 persona. Ata hynë në rrethimin e brendshëm të aeroportit, pasi prenë menteshat e portës së jashtme që ndodhet nga krahu i rrugës Rinas – Fushë Krujë. Rrethimi i jashtëm sigurohet nga sherbimi i sigurise se kompanise private qe menaxhon aeroportin. Pasi kanë marrë sasinë e valutës, autorët janë larguar me shpejtësi. Gjatë ndjekies së autorëve  policia ka gjetur të djegur mjetin tip "Benz", që dyshohet se u përdor nga autorët. Policia e Shtetit po vijon  ndjekjen e tyre, me forca të shumta dhe nga ajri me helikopter. Forcat RENEA po ushtrojnë kontrolle në akset rrugore dhe zonat ku dyshohet se strehohen autorët.Vazhdojnë intensivisht kërkimet dhe hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorëve  dhe zbardhjen e plote të ngjarjes”-përfundon komunikata.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.