Presioni ndërkombëtar për reformën në drejtësi. Përmendet edhe mundësia e heqjes së statusit të vendit kandidat

Postuar në 29 Qershor, 2016 15:44

Shqipëria rrezikon edhe heqjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian nëse nuk miratohet reforma në drejtësi. Ky skenar është artikuluar për herë të parë sot nga Kryetari i Komisionit për Çështjet Europiane në “Bundestag”, Gunther Krichbaum.

“E rëndësishme është që në fund të këtij procesi të kemi një reformë, në të cilën të gjejnë veten të gjitha palët e përfshira. Por mendoj që tashmë janë pjekur kushtet që të merret edhe një vendim. Data 21 korrik është një datë vendimtare përsa i përket kësaj çështjeje, sepse duhet marrë një vendim. Ajo që duhet të shmangim ne është që në fund fare, Bashkimi Europian dhe opozita e qeveria duhet të ecin në të njëjtën udhë dhe të gjejnë një kompromis. Mendoj që të gjitha palët e përfshira të jenë të ndërgjegjshme për përgjegjësinë që kanë në këtë rast. Durimi ynë nuk është i pafund. Ne nga ana jonë, qeveria federale e Bundestagu, ju mbështesim në të gjitha çështjet dhe në këtë kuadër ju keni marrë statusin e vendit kandidat. Por nëqoftëse në fund të ditës, neve na krijohet përshtypja që kjo reformë nuk është e dëshiruar, që lufta ndaj korrupsionit nuk funksionon ashtu siç duhet, atëherë ne, në fund të ditës do të marrim vendimin që t’iua heqin statusin e vendit kandidat”, tha gjermani Gunther Krichbaum që ndodhet për vizitë në Shqipëri.

Ambasada gjermane në Shqipëri është ankuar shpesh për korrupsionin në gjykata, por edhe për mungesën e kapaciteteve administrative nga qeveria aktuale. Ndaj apeli për luftën ndaj korrupsionit ka adresë të dyfishtë, edhe pse është e qartë se të huajt mbështesin thuasje përherë qeverinë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.