Miq të pandashëm, jo më vëllezër. Oferta për trajtim fiskal preferencial dhe zona të lira ekonomike

Postuar në 29 Qershor, 2016 21:50

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, ku është takuar me presidentin Erdogan dhe kryeministrin Yildirim. Në takimin me këtë të dytin janë diskutuar një sërë çështjesh, mes të tjerave edhe terrorizmi që goditi Turqinë së fundmi. Gjatë fjalës së vet, Edi Rama ka nënvizuar bashkëpunimin ekonomik e tregëtar, në fushën e arsimit dhe energjetikës. Duke e parë vizitën edhe si një rast për urimin e kortezisë për Yildirim që sapo ka marrë detyrën, kryeministri shqiptar ka hequr dorë edhe nga terminologjia vëllazërore me turqit, përdorur shpesh vitet e fundit. “Kryeministri tha që unë jam mysafiri i parë i tij pas zgjedhjes në detyrë. Unë i thashë që mysafiri më i gjatë kam qenë edhe në vende të tjera, por kjo është hera e parë që jam mysafiri i parë dhe shpresoj shumë që bashkë me kolegët që kemi ardhur nga Tirana t’ju sjellim mbarësi në këtë detyrë kaq të vështirë, por njëkohësisht edhe kaq fisnike për t’i shërbyer Turqisë dhe mes shumë të tjerave edhe marrëdhënieve me Shqipërinë dhe shqiptarët që janë miq të pandashëm të popullit turk”, tha ndër të tjera Rama.

Por kryeministri shkoi në Turqi edhe me oferta, për të hapur sipas tij një faqe të re në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. “Folëm edhe për çka mund të bëjmë së bashku në drejtim të projekteve, jo vetëm kombëtare, por dhe rajonale që lidhen me energjinë dhe sigurisht edhe për sjelljen e më shumë kompanive që krijojnë vende të reja pune dhe që përfitojnë nga një sistem trajtimi fiskal i favorshëm dhe me një afërsi gjeografike shumë te favorshme, në kushtet ku do të arrijmë së bashku, - shpresoj dhe me kontributin e drejtpërdrejtë të kompanive turke - zona të reja ekonomike”-deklaroi Rama në konferencë me kryeministrim Ildirim.

Comments

Submitted by Gjergj (not verified) on

Kishim nje kryminister te trashe dhe tani nje psikopat,qe e ka bere synet Erdorgani. Europen e shikon nga turaxhinjte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.