Mesazhe solidariteti me Turqinë

Postuar në 29 Qershor, 2016 13:00

Sulmet e një dite më parë në aeroportin e Stambollit u përcollën me ndjenjë solidariteti nga Tirana zyrtare. Presidenti Nishani në reagimin e tij thotë se ndihet i revoltuar dhe dënon me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe që sipas tij synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike.
Kreu u kuvendit, Ilir Meta në mesazhin drejtuar homologut turk Ismail Kahraman shkruan se "Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë"- duke shtuar se Shqipëria është në solidaritet të plotë me popullin mik turk.
Ndërsa kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, i dërgoi një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Ambasadorit të Turqisë në Tiranë,Hidayet Bayraktar ku thekson se "Akte të tilla kriminale kurrë nuk do të mund ta fiksojnë popullin turk e as ta zbehin luftën tonë të vendosur në kuadrin e koalicionit të gjerë kundër terrorit, ku Shqipëria dhe Turqia qëndrojnë përkrah njëra tjetrës". Ndërsa kryetari i opozitës, Lulzim Basha thekson në mesazhin e ti "Sulmi terrorist ne aeroportin e Stambollit qe ka marre dhjetera jete te pafajshme eshte nje lajm i rende per cdo shqiptar dhe se lutjet jane per familjet e viktimave te pafajshme".​

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.