Ligji për kamerat e sigurisë, paqartësi për ruajtjen dhe aksesin mbi të dhënat

Postuar në 28 Qershor, 2016 20:20

Qeverisë i ka mbetur në dorë ligji për Masat Shtesë të Sigurisë, ose njohur ndryshe si ligji i kamerave. Por ai është bllokuar nga opozita dhe LSI-ja për arsye që nuk lidhen me shqetësimin real për potencialin e shkeljes së privatësisë përmes këtij ligji. Dy ekspertë të çështjeve të sigurisë dhe të policisë, Arjan Dyrmishi dhe Arjan Hoxha, nënvizojnë në një dalje për "Tv Tema" ngarkesat që sjell ky ligj në formën ekzistuese, por edhe rreziqet e tij. P.sh nuk sqarohet administrimi i të dhënave, serveri që shërben rrjetin e kamerave si dhe aksesin në të. Janë probleme që janë shumë delikate dhe nuk çdo rast nuk mund të kalohen me adresimin e sigurisë teorike që jep Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.