Edhe Ligji i Pronave i shkon për interpretim Venecias

Postuar në 28 Qershor, 2016 17:02

Ligji i pronave i ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Nishani dhe shoqatat e ish-pronarëve do t’i kalojë për mendim Komisionit të Venecias. Kjo është zgjidhja me të cilën është rënë dakord në një mbledhje të zhvilluar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mesditën e së martës siç raporton Top Channel.

Burime zyrtare konfirmuan se mes anëtarëve të Gjykatës ka një ndarje në qendrime, të ngjashme me ato të qeverisë nga një anë dhe të opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër. Pak kohë më parë, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Presidentit dhe të shoqatave të pronarëve për ta pezulluar ligjin e pronave, i cili është në fuqi prej më shumë se dy mujash. http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=330020#kryesoret

Pser kundershtohet Ligji

Sipas ish-pronarëve ligji i  jep Agjencisë së Trajtimit të Pronës kompetenca të organizojë ankande, duke shitur pronat e pronareve sipas dëshirës dhe vetëm pronat që nuk shiten do t’u jepen pronarëve për kompensim dhe në nenin 14, kur nuk pranohet kompensimi me këto toka, atëherë kjo agjenci  vendos vetë. Po ashtu ish-pronarët thonë se në ligj është hequr nocioni kthim i pronës së marrë padrejtësisht nga shteti.

Një tjetër argument është se ligji bë vlerësimin për pronarët sipas zërit kadastral të vitit të shpronësimit, kurse për vete shteti e vlerëson sipas zërit kadastral sot, duke ndryshuar konceptin e ligjeve të derisotme.Në të njëjtat kushte janë edhe konceptet e përkufizimeve të tokës bujqësore, truallit industrial, etj.

Shoqata e Ish-Pronarëve thotë se në pikën 6 u  hiqet mundësia e kthimit fizik ish-pronarëve për tokat e zëna nga fshatrat turistike, pra në thelb pronari nuk ka mundësi më të investojë në zonat turistike, sepse këtë mundësi a ka marrë personi i stimuluar sipas ligjit për turizmin. Në nenin 24 u pronarët për tokën e zënë me ndërtime pa leje kompensohen në zërin kadastral truall dhe me çmimet e tregut si shpronësime për interes publik. Kjo bie ndesh me nenin 41 të Kushtetutës. Neni 25 i ligjit përcakton qartazi se për pronat e zëna për nevoja publike nuk i nënshtrohen kompensimit. 

http://www.balkanweb.com/gazetashqiptare/agim-toro-qeverise-terhiquni-ng...

Comments

Submitted by URA E THIVE (not verified) on

Kjo kodosh drejtesie tek ne, e do nje hu ne bythe, qe kur t'a marre vesh, t'i kete hyre deri ne gryke.
Ja moren doren me reformen ne drejtesi, qe e cuan ne Venecia, dhe o burra, t'a ngaterrojme drejtesine me keq se eshte e ngaterruar nga Sali Berisha, me Bujar Nishamin.
Turp t'u vije, qe po diskreditojne vendin ne kete fare derexheje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.