Taulant Balla u qëllua për shkak të “të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike kundër krimit dhe korrupsionit”. A mund të mos qeshësh?

Postuar në 27 Qershor, 2016 15:50

Një deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla, informoi institucionet e hetimit se është dhunuar fizikisht në Romë nga një mashkull dhe nga një femër. Mashkulli ishte me kapele dhe e ka qëlluar me grusht e pastaj me ndonjë shqelm. Kurse femra i ka lëshuar një hamburger nga koka. Balla identifikoi agresorët me Jamarbër Malltezin dhe Argita Malltezi. Deri këtu nuk ka ndonjë gjë që nuk shkon: Balla është deputet që e ka për zakon të ngrejë gishtin e akuzës në Parlament dhe nuk përjashtohet kostoja e ndonjë hamburgeri kokës. Por pa pritur hetimet e prokurorisë ku vetë Balla ka besuar, Partia Socialiste u ka dhënë shpjegimin e vet shqiptarëve, apo militantëve për psenë e kësaj dhune. “Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, dënon me ashpërsinë maksimale aktin e rëndë kriminal të Jamarbër Malltezit, anëtar i Kryesisë së PD dhe bashkëshortes së tij, Argita Berisha, ndaj deputetit Taulant Balla në Aeroportin e Romës. Incidenti i rëndë i ndodhur në zemrën e kryeqytetit të një vendi anëtar të BE dhe dhuna e ushtruar ndaj Nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS, është një akt i pastër politik për shkak të funksioneve dhe veprimtarisë së tij politike. Por, edhe për shkak të luftës së pakompromis dhe qëndrimeve të qarta politike që kolegu ynë ka mbajtur në vijimësi kundër krimit dhe korrupsionit”, tha sekretari për Dixhitalizimin Alfred Peza.

Më tej edhe kronika e ngjarjes në version social-dixhital: “Goditja e rëndë fizike ndaj Taulant Ballës në territorin italian, ka qenë e parapërgatitur, e befasishme, e pabesë, e kryer me koshiencë të plotë dhe pasojë e një lufte të paprinciptë verbale ndër vite të familjes Malltezi & Berisha, ndaj tij. Grupi ynë parlamentar, i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Përgjithshme, që të angazhohen në nje proces hetimor të paanshëm, profesional dhe të shpejtë, në bashkëpunim edhe me agjensitë ligjzbatuese italiane, për ti shkuar deri në fund të vërtetës dhe për ti dhënë ndëshkimin e merituar fajtorëve”, tha Peza.

Lufta e pakompromis e Taulant Ballës ndaj krimit dhe korrupsionit?!!! Mund të ketë ndodhur një gjë e tillë, por ndoshta kjo qëndron larg perceptimit. Pasi jo Balla, por as PS-ja nuk ka ndonjë gjë për t’u shënuar në “luftën pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit”. Edhe po të llogarisim këtu statuset histerike në Facebook të Erjon Braçes. Ngjarja nëse ka ndodhur është e dënueshme, por nëse ajo ka fyer dinjitetin e një deputeti, kjo supë e shpëlarë propagandistike e PS-së tenton t’i fyejë të gjithë, ndonëse tashmë se çfarë përfaqëson kjo parti dihet mirë.  

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

A arriten t'i fusin edhe ndonje trangull ne hamburger ketij palladinit te luftes kunder korrupsionit?

Submitted by genti (not verified) on

trangullin e mbajten per vete ata se u duhej.ndersa balla qe eshte trangull vet hengri vetem hamburgerin:)gjithsesi shih cfare niveli ka elita jone.femijet e ish kryeministrit qe si mban nervi dhe e zgjidhin alla shqiptarce ne tellitor evropian.ky kungulli tjeter po ka pesuar dhune ska faj i varfri..ky ka faj vetem kur hiqet si intelektual..me pak llafe keta debilat i bie qe te na perfaqsojne neve..u rrofshin shkollat gradat familjet nga vine se keta jane funderrinat e ketij vendi.kokat hengshi me njeri tjetrin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.