Reforma më drejtësi, tre kongresmenë lobojnë për PD-në te sekretari Kerry

Postuar në 27 Qershor, 2016 11:29

Tre kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, John Kerry, ku i kërkojnë që të nxitet konsensusi për Reformën në Drejtësi në Shqipëri. Kongresmenët David Jolly, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabacher, kërkojnë që konsensusi të arrihet sipas Rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias.

Letra e plotë

I dashur Sekretari Kerry, Ju shkruajmë me shqetësimin se vendimet e drejta dhe të pavarura të gjyqësorit në Shqipëri vazhdojnë të kërcënohen, dhe për të kërkuar mbështetjen tuaj për përpjekjet në vazhdim për të arritur konsensus mbi reformat e propozuara.
Reforma në Drejtësi nevojitet për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe një proces gjyqësor të hapur dhe të argumentuar që mund të shërbejë edhe për të përshpejtuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Komisioni i Venecias ka paraqitur rekomandimet finale për Reformën në Drejtësi dhe liderët politikë nga të dyja palët politike i kanë mirëpritur këto rekomandime si një produkt konsensual.
Ne besojmë se liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord. Që Reforma në Drejtësi të përfundojë, duhet garantuar adoptimi i këtij rekomandimi në Kushtetutën e Shqipërisë dhe zbatimi i tij.
Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi. Marrëdhënia mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe interesi ynë i përbashkët për sigurinë e lirinë është i një rëndësie domethënëse në planin rajonal dhe global.
Me shumë respekt,
David Jolly
Robert Aderholt
Dana Rohrabacher

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.