Hileja e radhës, Majko: Zgjedhje dhe referendum për reformën në drejtësi në të njëjtën ditë

Postuar në 26 Qershor, 2016 13:26

Reforma në drejtësi nuk po gjen dot rrugën e miratimit pavarësisht numrave të shumtë me blerje vote që po tentohen nga shumica qeverisëse. Nga ana tjetër një reformë e votave të blera është e cenuar në planin e legjitimitetit të vet, pasi nis me gap të gabuar një proces që shpallet si shërues i sistemit. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, bën një propozim që e deklaron si “opinion personal”. “Opinioni im personal është që le te shkojmë në zgjedhje dhe në referendum së bashku në një ditë. Ti bëjmë të qartë publikut dhe miqve tanë amerikanë dhe europianë sa seriozë jemi karshi kërkesave për reformën në drejtësi dhe pastaj për interesat politike të qeverisjes. Për 6 muaj qeverisje më shumë, ne socialistët nuk mund t’ua lemë PENG vendin arsyetimeve të një opozite që di vetem cfarë nuk do. Nëse demokratët janë gati, ti ftojmë sëbashku votuesit të shkojnë tek kutitë e votimit dhe të vendosin për politikën dhe drejtësinë! Populli ynë nuk është dele. Ai flet edhe kur hesht. Delet nuk meritojnë referendum! Shpresoj të kuptohet se cfarë vjen kur populli ynë vendos ta refuzojë trajtimin si “dele”! Nuk ka gjë më të guximshme në politikë se të bësh “gjënë e gabuar” për arsyen e duhur dhe interesat e vendit! Kjo punë do burrëri! Për atë që beson se është, sigurisht. Të tjerat janë fjalë”, shkruan Majko.

Kjo që propozon ky ish-kryeministër është një dredhi e vockël që vetëm burrëri nuk do. Pasi ka një perceptim se reforma në drejtësi duhet, por se ajo pengohet nga “reaksioni”. Këtë perceptim e kanë përhapur sa qëndrimet e opozitës, aq edhe kalemxhinjtë dixhitalë si Spartak Ngjela e ndonjë tjetër që vazhdojnë me “terapinë falas ndaj gogolit Sali”. Ndaj të pyesësh në referendum që a duhet reforma apo miratoni reformën është një nga ato hiletë që Majko ia propozon seriozisht vetëm vetes. Nga ana tjetër, referendumi për çështje kaq komplekse është në finale një proces me produkt të deformuar. Referendumi në Britaninë e Madhe e provon këtë dhe debati se çështje të tilla “janë çështje të parlamentit”, janë shumë të dobishme për të mbajtur parasysh se nuk mund të shtrohen për ushtrim të demokracisë së drejtpërdrejtë tema dhe pyetje që i kupton apo i ndjek konkretisht diçka më pak se 10% e popullsisë. Një shembull edhe më domethënës është referendumi për Kushetutën e vitit 1998. Opozita bojkotoi, kushtetuta hyri në fuqi me 50.57% të votës së pjesëmarrësve, por u amendua sa herë iu desh politikës, e madje edhe brenda një nate. Referendumi ka vlerë të vërtetë kur përputhet njohja e çështjes me ndërgjegjen qytetare që ajo prodhon në emër të një kauze e cila rrit imunitetin ndaj shakave siç është pazari i prillit 2008. Përndryshe, referendumi dhe zgjedhjet që propozon z. Majko, nuk janë halli i PS-së për integrimin e Shqipërisë, por loja për të marrë një mandat të dytë, më lehtë dhe pa kokëçarjen që krijon përqendrimi i votuesve në zgjedhje ku do të flitet për DËSHTIMIN E QEVERISJES. 

Comments

Submitted by genti (not verified) on

po dakort majko e paska me hile.atehere le ti bejme te ndara.bejme fillimisht referendumin dhe pastaj zdhedhjet .qe ne nje menyre a ne nje tjeter ky lemshi do zdhidhur e na njera ane do nisur.se drejtesia dhe korrupsioni me keq se cjane tani nuk kane per te qene.e keq me vjen po mua nuk me garantojne paanesi ne drejtesi politikanet shqiptare.te vetmit qe ma japin per momentin jane nderkombetaret.ne shqipet kemi treguar qe vet njeri tjetrin nuk e duam dhe gjuhen e perbashket nuk e kemi gjet asnjeher.politika duhet ti rri larg drejtesise.o referendum e vendosin dhe ata qe se kuptpjne,po do jene prap me te zote parlamentaret tane,ose ik votojeni ate te shkrete.qe te rrime te presim dhe tre vjet te tjera se mbase ndryshojne ballancat politike e se gjasme politikanet tane do behen me te paster nga korrupsioni e sdo e kene frike drejtesine,nuk shkon se po na iken gjithe jeta duke pritur nga keta rrace e ndyre politikanesh shqiptare.keq ta bejne ata e keq ta aprovojme ne..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.