Referendumi i dytë praktikisht i pamundur

Postuar në 25 Qershor, 2016 16:09

Më shumë se 1 milionë njerëz kanë firmosur një peticion në Britani përmes të cilit kërkojnë zhvillimin e një referendumi të dytë, pasi atij që e nxori praktikisht vendin nga Bashkimi Europian. Peticioni bazohet mbi një rregull sipas të cilit nëse votohet më pak se 65% pro ose kundër,  në një raund elektoral me pjesëmarrje jo më të lartë sesa 75%, atëherë procesi mund të përsëritet. Në referendumin e fundit, pjesëmarrja ishte 72% dhe për Brexit votuan 51.9% e pjesëmarrësve. Por një nga ekspertët britanikë të zgjedhjeve, prof. John Curtice, thotë për “The Guardian” se një referendum i dytë është i pamundur. Tema është kaq përçarëse mes partive politike  saqë nuk ka gjasë që të rindërtohet një fushatë për këtë çështje. Të paktën për njëfarë kohe.

Kërkesa për referendum të dytë me siguri është refleks i shokut që prodhoi fitorja e Brexit, që po çon aktualisht në dorëheqje të zyrtarëve britanikë të BE-së. Nga ana e vet, vendet kryesore të Unionit, po kërkojnë përshpejtimin e procedurave, pas një referendumi që po e vendos Europën në disa realitete që mendonte se i kishte lënë pas. 

 

http://www.theguardian.com/politics/live/2016/jun/25/brexit-live-emergen...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.