Deklaratë e vendeve kryesore të BE-së: Jemi besimplotë në një të ardhme të përbashkët europiane

Postuar në 25 Qershor, 2016 19:00

Ministrat e Jashtëm të  Belgjikës, Francës, Gjermanisë, Italisë, Luksemburgut dhe Holandës sollën në vëmendje me keqardhje faktin se populli britanik u shpreh kundër anëtarësisë në Bashkimin Europian. Vendimi i popullit britanik shënon një pikë kthese në historinë e Europës. Bashkimi Europian po humbet jo vetëm një vend anëtar, por edhe një vend me histori, traditë dhe përvojë.

Kjo krijon një situatë të re. Si pasojë e vendimit të popullit britanik, marrëveshja e 18-19 shkurtit e Këshillit të Europës, pushon së ekzistuari. Ne tashmë presim nga qeveria e Britanisë së Madhe qartësi dhe të bëjë realitetkëtë vendim, sa më shp[ejt të jetë e mundur. Parashikimet e rëndësishme të Traktatit të Lisbonës(neni 50) sigurojnë një dalje të rregulluar. Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me institucionet në mënyrë që të përcaktojmë dhe qartësojmë fillimin e marrëdhënieve të ardhshme mes BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Ne i përmbahemi besimit të patunduer se Bashkimi Europian ofron një strukturë historikisht unike për garantimin dhe sigurimin e lirisë, përparimit dhe sigurisë në Europë, për formimin e marrëdhënieve paqësore dhe me përfitim reciprok mes njerëzve dhe për kontribuimin në paqen dhe stabilitetin në botë.

Që nga krijimi i vet në vitin 1957 nga gjashtë vendet anëtare, BE-ja ka kaluar një rrugë të gjatë dhe të suksesshme. Ka bashkuar Europën Lindore me atë Perëndimore dhe ka sjellë periudhën më të gjatë të paqes  në kontinentin tonë në kohërat moderne. Më tej akoma, ka qenë një forca kryesore e bashkimit të njerëzve, duke mbajtur kështu premtimin për të cilin jemi angazhuar përmes traktateve të tij: krijimin e një bashkimi përherë e më të afërt të njerëzve në Europë. Ne do të vazhdojmë në përpjekjen tonë që të punojmë për një BE më të fortë dhe kohezive të 27 vendeve, bazuar në vlera të përbashkëta dhe sundimin e ligjit.

Është për këtë arsye që ne duhet të njohim ambiciet e ndryshme  mes vendeve anëtare kur vjen puna te integrimi europian. Ndërkohë që nuk do të tërhiqemi nga ajo që kemi arritur ne duhet të gjejmë rrugë më të mira për të trajtuar këto ambicie të ndryshme, si dhe për të siguruar se Europa i realizon më mirë pritmëritë e të gjithë qytetarëve europianë.   

Është në dritën e këtyre zhvillimeve që ne riafirmojmë fuqishëm angazhimin tonë të përbashkët për Bashkimin Europian. Gjithsesi ne jemi të vetëdijshëm se pakënaqësia me funksionimin e BE-së siç ai është sot, është pjesërisht manifestim i shoqërive tona. Ne e marrim këtë shumë seriozisht dhe jemi të vendosur që ta bëjmë BE-në që të funksionojë më mirë për të gjithë qytetarët tanë. Ne duhet të përqendrojmë përpjekjet tona të përbashkëta në këto sfida që mund të adresohen vetëm nga përgjigje të përbashkëta europiane,  ndërkohë që duhet t’ia lëmë detyra të tjera niveleve nacionale apo rajonale. Ne duhet t’u përgjigjemi më mirë këtyre çështjeve që ne kemi zgjedhur   ndjekim në nivel europian. Dhe ne duhet të pranojmë përgjegjësinë tonë në forcimin e solidaritetit dhe kohezionit brenda BE-së.

Sot, Europa përballet me sfidat e jashtëzakonshme të një bote të globalizuar që kërkojnë një BE më të mirë: Ne duhet të përqendrojmë më tej aktivitetet e BE-së në sfidat e sotme kryesore: duke dhënë siguri për qytetarët tanë në kuadër të kërcënimeve të reja në rritje, jashtë dhe brenda. Krijimi i një strukture stabël bashkëpunimi për të trajtuar migracionin dhe fluksin e refugjatëve ; rritjen e ekonomisë europiane përmes promovimit të konvergjencës së ekonomive tona, një rritje të qëndrueshme dhe me krijim të vendeve të punës, duke ecur përpara drejt realizimit të Bashkimit Monetar Europian. Këto sfida po marrin formë përkundrejt sfondit të një destabilizimi në rritje dhe ndryshimeve gjeopolitike në kufijtë e Europës.

Ne shprehim besimin tonë në një të ardhme të përbashkët europiane. 

 

http://auswaertiges-amt.de/EN/Infoservice/Presse/Meldungen/2016/160625_G...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.