Blair: Brexit, qendra duhet të rifitojë rolin e vet

Postuar në 25 Qershor, 2016 11:27

Vota e britanikëve për të lënë Bashkimin Europian është lajmi kryesor në mediat ndërkombëtare, të cilat kanë ngritur shqetësimin për pasojat e saj. Por si erdhi puna deri në pikën e një vote kundër, është ende e paqartë. Në një opinion të vetin publikuar në gazetën amerikane “New York Times”, ish-kryeministri Tony Blair shkruan se Brexit provoi se lëvizjet populiste mund të marrin frenat edhe në një vend të madh si Britania e Madhe. Duke cilësuar si arritje paqen me Irlandën e Veriut dhe legjislacionin e pavarësimit të Skocisë, Blair shton se ato u mundësuan nga një perspektivë e qartë europiane për Britaninë. E cila erdhi sipas tij, pasi partitë e qendrës humbën sensin e analizës dhe përfaqëimin dhe nuk arriti të ofronte zgjidhje që dalin mbi zemërimin populist(http://www.nytimes.com/2016/06/26/opinion/tony-blair-brexits-stunning-co...).

Rasti i imigracionit është më tipiku. Blair thotë se faktet tregojnë se imigrantët nga Europa Lindore kontribuojnë më shumë në sistemin e taksave sesa përfitojnë nga sistemti i asistencës, ndërkohë që e djathta arriti të sulmonte këtë zemërim që lidhej me një propagandë në këtë drejtim. Ish-kryeministri britanik shton se koha provoi se bashkimi i ekstremit të djathtë, me apelin anti-imigracion, me ekstremin e majtë që sulmon bankat, pra pas tyre BE-në konfirmoi një shumicë për daljen e Britanisë. OÇfarë sugjeron Blair është pikërisht një rol i ri për qendrën, ndërkohë që sipas tij arsyet për të cilat Brexit fitoi janë të pavërteta, por më tepër janë të fryra dhe pasojë e populizmit. Fakt është se kjo frikë është amplifikuar në shumë vende të BE-së, duke provuar se pasuria dhe mirëqenia nuk është përgjigje për çdo gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.