88-ta ose reformë në mandatin tjetër. Basha flet për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 25 Qershor, 2016 13:05

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke përsëritur kushtin e panegociueshëm të opozitës për Reformën në Drejtësi, deklaroi sot se nëse shumica do veprojë njëanshëm duke provokuar destabilitet, demokratët do të kërkojnë votën e shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme për të realizuar reformën në drejtësi të pakapur nga Rama. “Platforma jonë është rruga e daljes nga kriza e gjithanshme. Jemi të bashkuar në vlera dhe në zgjidhje. Shqipëria do të ketë një sistem zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Pyetja është a do t’ia dalim bashkë me sovranin sot? Apo do t’i bëjmë thirrje sovranit për zgjedhje të parakohshme? Ne e kemi thënë fjalën tonë, nuk kërkojmë asgjë më shumë se rekomandimi 88. Nëse kjo mazhoranca është vendosur ta sabotojë reformën ne drjetësi, ne paralajmërojmë shqiptarët se opozita votën në zgjedhjet e ardhshme do ta kërkojë edhe për një refomë në drejtësi larg duarve të Edi Ramës dhe sipas standardeve të Venecias”, tha Basha duke shtuar se Rekomandimi i Venecias është rruga e vetme që u ofron shqiptarëve drejtësi të pavarur, të pakapur nga maxhoranca aktuale dhe aksionet e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.