Shtatë pasojat e daljes së Britanisë nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:52

Jetojnë ose jo në Britaninë e Madhe britanikët së shpejti do të ndjejë pasojat praktike të daljes së vendit nga BE-ja. Pasoja më e menjëhershme dhe e dukshme do të ndihet në lirinë e lëvizjes së qytetarëve britanikë në vendet e Bashkimit Evropian. Nëse deri tani ka mjaftuar një kartë identiteti për lëvizjen në zonën Shengen, tani dalja nga Britania do të shoqërohet nga nevoja për të patur një vizë . Aktualisht, vetëm 44 prej 219 vendeve të kërkojnë viza për qytetarët britanikë.

Familjet britanike do të paguajnë më shumë për të kaluar pushimet në Evropën kontinentale. Jo vetëm për shkak se rënia e paundit kundrejt euros do të kufizojë fuqinë e tyre blerëse, por edhe për shkak të rënies së marrëveshjeve tregëtare që u lejonin kompanive britanike të vepronin pa kufizime në hapësirën ajrore evropiane. Një shembull është kompania e fluturimeve Ryan Air. Efektet e drejtpërdrejta do të ndodhin  edhe në kostot e komunikimit me celular pas tarifat roaming janë të harmonizuara  në nivel evropian.

Nëse mbështetësit e Brexit sollën si argument çështjen e punësimit të britanikëve është e mundshme që dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian të shoqërohet me zhvendosjen e shumë vendeve të punës, kryesisht në bankat e mëdha me seli në Londër.

"JPMorgan" ka njoftuar  se mund të reduktojë 1 mijë deri në 4 mijë nga 16 mijë vende pune në Mbretërinë e Bashkuar, "Morgan Stanley" 1 mijë nga 6 mijë dhe "Goldman Sachs" të paktën 1 mijë e 600. Po ashtu e ardhmja profesionale e qindra punëtorëve në institucionet evropiane, veçanërisht në Bruksel, tani është në ajër. Disa janë të predispozuar për të marrë një shtetësi të dytë, belge në shumicën e rasteve.

BREXIT do të jetë një kokëçarje më e madhe edhe për 1.3 milionë britanikë që jetojnë jashtë Britanisë, kryesisht në Spanjë (319,mijë) ,Irlandë (249 mijë), Francë (171mijë) ose Gjermani (100 mijë). Pensionistët mund të shohin rënien e të ardhurave të tyre për shkak të zhvlerësimit të fortë të paundit, dhe kjo ka të ngjarë të dëmtojnë investimet e tyre pronësore në vendet e tyre të banimit.

Një problem tjetër ka të bëjë me trajtimin mjekësor të qytetarëve britanikë në Evropë. Deri më sot, ata mbuloheshin nga sistemi kombëtar shëndetësor i vendit të qëndrimit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.