Pajisja përgjuese, prokuroria shtrin hetimet edhe në burgje

Postuar në 24 Qershor, 2016 17:04

Prokuroria e Tiranës dyshon se pajisja përgjuese për të cilën akuzohet drejtori i Policisë, Haki Çako dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, mund të jetë përdorur edhe në burgje. “AbcNews” referon sot burime nga organi i akuzës, sipas të cilave “me urdhër të prokurorëve të çështjes, hetuesit kanë sekuestruar librat e hyrje-daljeve në disa paraburgime dhe burgje në Shqipëri”. “Kjo pasi është evidentuar se agjentët e Forcave të Posaçme të Operacionaleve nën drejtimin e të proceduarit penalisht Entiol Xhelilaj kanë përdorur pajisjen IMSI Cathcer edhe në Burgje”, vijon raportimin ky televizion, sipas të cilit janë sekuestruar regjistrat e paraburgimit 302, burgut të Peqinit dhe atij të Fushë-Krujës.

“Në të tre këto institucione të vuajtjes së dënimit, mësohet se prokurorët kanë konstatuar hyrjen e makinës ku ndodhej pajisja dhe agjentët e Forcave të Posaçme Operacionale. Në tre rastet, rezulton se veprimi hetimor është kryer pas mesnatës së dative të ndryshme gjatë vitit 2015. Në librat e regjistrave që janë sekuestruara, thonë burimet e prokurorisë janë evidentuar targat e makinës ku ndodhej e instaluar pajisja e përgjimit si dhe emrat e personave që kanë hyrë në burg, nën drejtimin e Entiol Xhelilajt me detyrë përgjegjës i IT-së në komisariatin e Forcave të Posaçme Operacionale”, informon “AbcNews” që shton se ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani nuk ka pranuar të komentojë mbi këtë çështje.

I pyetur për këtë fakt, ministri i drejtësisë Ylli Manjani nuk preferoi të komentojë. Nga sa po shihet nga veprimet e prokurisë, dyshimet janë se pajisja është përdorur për operacione policore dhe jo për trajnime siç u pretendua nga Haki Çako apo Sajmir Tahiri. E çuditshme është gjithsesi refuzimi për të dorëzuar pajisjen e cila pretendohet se është futur ilegalisht në Shqipëri nga italianët e Interforce. Nëse pajisja është siç u pretendua, e konfiguruar për të realizuar vetëm detyra trajnuese, nuk kuptohet se përse atëherë ajo nuk vihet në dispozicion të prokurorisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.