Britania e Madhe divorcohet nga BE

Postuar në 24 Qershor, 2016 09:12

Britania e Madhe nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit Europian. Qytetarët e saj vendosën me referendum që vendi të dalë nga Bashkimi Europian, duke u bërë kështu anëtari i parë që braktis Unionin që nga themelemimi i tij. Pro daljes nga Bashkimi Europian votuan rreth 51.8 % e britanikëve, ndërsa për qëndrimin në të 48.1 %.

Anglia dhe Uellsi ishin dy vendet që përcaktuan rezultatin në favor të daljes nga BE, ndërsa Skocia dhe Irlanda e Veriut votuan masivisht për qëndrimin në Bashkimin Europian. Me këtë vendim hapet një periudhë e re për Britaninë, e cila duhet të rishohë marrëdhëniet tregtare dhe ato politike me Bashkimin Evropian.

Rezultati i referendumit ka dhënë efektet e para në stërlinën vendase dhe bursat ndërkombëtare, ndërsa ka sjellë optimizëm në kampin e euroskeptikëve. Presidenti i Këshillit Europian Donal Tusk deklaroi se Bashkimi Europian respekton vendimin e popullit Britanik. Analistët thonë se dalja nga BE mund të ketë pasoja për vetë Britaninë, pasi vende si Irlanda e Skocia mund të kërkojnë shkëputjen nga Britania e Madhe.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.