BREXIT trondit tregjet financiare

Postuar në 24 Qershor, 2016 11:26

Tregjet financiare botërore ranë, teksa rezultatet treguan një ndarje qind 51.8 / 48.2 në favor të largimit nga BE. Paundi pësoi më të madhe rënien e saj një-ditore prej më shumë se 10 për qind kundrejt dollarit, duke arritur nivelin më të ulët në 31-vjet, nga frika e tregut se vendimi do të godisë investimet në ekonominë e pestë më të madhe në botë, shkruan Reuters.

Bursat në Europë u hapën me humbje të mëdha. Kontratat e të ardhmes  FTSE të Britanisë dhe Dax të Gjermanisë ranë me rreth 9%. Indeksi Euro Stoxx 50 i eurozonës ra me më shumë se 11%. Në Londër, aksionet e bankave dhe ndërtuesve ishin ato që shënuan humbjet më të mëdha, me rreth 40% për Taylor Wimpey dhe Berkeley Homes. Barclays ra me 30%.

Euro ra më shumë se 3 për qind kundrejt dollarit si rrjedhojë e shqetësimeve se një votë Brexit do të bëjë dëm më të gjerë politik dhe ekonomik për Bashkimin Europian, që tashmë do të bëhet me 27-anëtarë. Investitorët iu drejtuan aseteve të sigurta, duke përfshirë arin, dhe jeni u rrit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.