Çfarë të bëjmë më për kombëtaren?

Postuar në 23 Qershor, 2016 21:05

“Përfaqësuesja shqiptare e futbollit niset nga Franca”. “Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas”. “Kombëtarja, ja rrugët që do të bllokohen”. Këto ishin disa tituj që shoqëruan mbërritjen sot në Tiranë të përfaqësueses shqiptare nga Kampionati Europian i futbollit 2016.

Kombëtarja mori çelësin e Tiranës, kombëtares iu dha pasaportë diplomatike. Për kombëtaren do të ketë edhe një pllakë në stadiumin e ri. “Do të ketë një pllakë me emrat tuaj ku do të shkruhet se ‘kjo arenë i dedikohet kombëtares kuqezi të euro 2016’”, u shpreh kryeministri. Me siguri që diçka do bëjë edhe presidenti, që mund të shpallë lojtarët “Nderi i Kombit”.

Rezultati është ngjarje për Shqipërinë, por politika dhe institucionet e së cilës po ushqejnë një histeri që nuk është normale. Ajo që ndodhi në Francë nuk do të thotë asgjë për futbollin shqiptar pasi asnjë nuk ka iluzione për atë që ndodh në kampionatin tonë. E mira është mungesa e entuziazmit të njerëzve që nuk po i rendin dhe aq nga pas një politike kaq nevojtare për një festë apo atmosferë ku protagonizmi i saj kërkon të vjedhë një konsensus që nuk e ka asnjëherë. Sidomos për ato që i ka detyra parësore.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Kemi cfare te bejme mjaft!

1. Te vendosim ne shtepite tona portretin e Sadikut qe beri nje magji per Shqiperine e shqipetaret. Po keshtu edhe flamurin me shqiponje. Ky simbol jo vetem po na mbush por po na ben te ndihemi superiore ne raport me te gjithe popujt e tjere!
2. Te vleresojme sic duhet rolin e Edi dhe Olsi Rames, se pa lobimet e improvizimet e tyre nuk do arrinim ne Euro2016.
3. Te ndihemi krenare per kete kombetare qe po na ben te njohur ne te gjithe boten. Pa te emri Shqiperi do njihej shume pak.
4. Te ndihemi krenare per tifozet tane, me te mire ne bote te cilet po bien ne sy e po vleresohen nga e gjithe bota.
5. Te mos lejojme opoziten te perbalte e te flase keq per rolin e kryeministrit, sepse ata e dine mire se cfare kombetare ordinere kemi patur ne kohen e tyre. Ishte koha kur shqiptaret jo vetem qe nuk ishin krenar per futbollin e kombetares por me te drejte talleshin me te!

... Ka edhe mjaft... prandaj nuk duhet te merzitemi, por te kuptojme drejt sakrificat qe po ben ky shtet per futbollin tone qe na ben te ndihemi krenare qe jemi shqiptare, gje qe ne kohen e Saliut as qe e kemi menduar!!!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Wtf... Kryeministri paska bere kete kombetare??? Edhe kete e thate. ??? Qenka me rende nga cduket puna. Tipike kur nje kryetar shteti ka deshtuar plotesisht dhe ka humbur te gjithe lidhjet me realitetin. Behet i urryer e qesharak andej nga fundi e i ken per te jetuar gjate ne barsaleta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.