Kukan kundër votimit të njëanshëm të reformës në drejtësi

Postuar në 23 Qershor, 2016 11:44

Eurodeputeti Eduard Kuka u shtohet zërave që janë kundër një votimi të njëanshëm të reformës në drejtësi. Ai është shprehur se një avancim pa konsensusin e palëve do ishte i gabuar, duke thënë se aktualisht nuk ka ngut për ta votuar vetëm me kartonat e njërës palë. “Duke patur parasysh natyrën e vështirë të reformës së drejtësisë në Shqipëri dhe që forcat politke meritojnë përshëndetjet tona që po ndërrmarrin një reformë të tillë, më duhet të them, që është e nevojshme që të gjitha forcat politike të përfshihen në marrjen e vendimit të finalizimit të reformës në drejtësi. Ne do të donim që politikanët shqiptarë të arrijnë marrëveshje midis tyre. Pra, të avancosh kundër një qëndrimi të një partie ose disa partive politike për këtë reformë, do të ishte e gabuar. Për një reformë të tillë kaq të rëndësishme dhe gjithpërfshirëse që synon të ndryshojë jetën e shqiptarëve, nuk mund të imagjinojë që të finalizohet, aprovohet apo të shkojë për votim pa pjesëmarrjen e të gjitha partive politike në vend”-theksoi Kukan në një intervistë për ABC News.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.