FMN: Bankat nuk financojnë ekonominë, trajtoni kreditë me probleme

Postuar në 23 Qershor, 2016 16:08

Për Fondin Monetar Ndërkombëtar niveli i  lartë i  kredive me probleme është një nga shkaqet kryesore që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon sa i përket kreditimit të ekonomisë. E pranishme në forumin e 4 financiar, shefja  e misionit të FMN për  Shqipërinë, Anita Tuladhar, tha se "rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri po forcohet, por kjo rimëkëmbje nuk është mbështetur nga rritja e kreditimit".  Sipas Tuladhar, përveç Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon. “Rritja e kreditimit në Shqipëri është me pak se vendet e rajonit. Shkak për këtë është kërkesa dhe oferta.  Nga ana e ofertës vështirësi ka për shkak të nivelit të lartë të kredive me probleme.  Pavarësisht se niveli i kredive me problem ka rënë me përjashtim të Serbisë, Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se me hapat që janë ndërmarrë në sistemin fiannciar janë zgjidhur disa nga problemet që pengonin aktivitetin kreditues dhe tani bankat kanë më shumë hapësirë për të kredituar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.