Ruçi merr përsipër të përfundojë reformën në drejtësi

Postuar në 22 Qershor, 2016 11:12

I motivuar ndoshta nga deklaratat e ambasadorit amerikan Donald Lu se politikanët që po përpiqen për reformën po bëjnë një punë të madhe patriotike kryetari i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i kërkoi kryetarit të Kuvendit  atij që të fusë në procedurë të përshpejtuar parlamentare draftin e reformës në drejtësi.

Ai jep edhe arsyet sepse Kuvendi duhet të veprojë me një procedurë ekstra dhe të përshpejtuar për përfshirjen e këtyre ligjeve në axhendën e tij dhe miratimin brenda këtij sesioni parlamentar.

“Komisioni i Posaçëm ka përmbushur edhe misionin e tij. Grupet parlamentare i kanë pasur mundësitë për të marrë pjesë në debatin e hapur brenda këtij komisioni për të bërë vërejtje, propozime dhe sugjerime konkrete nëpërmjet përfaqësuesve të tyre”, – shprehet Ruçi në letrën e vet.

Më tej Ruçi thekson se në vështrim të Rregullores së Kuvendit, rregullat dhe procedurat rezultojnë të jenë respektuar gjatë gjithë procesit të zhvilluar nga Komisioni i Posaçëm. “Pikërisht të gjtha aspektet që lidhen me transparencën që duhet të shfaqë përpara opinionit publik i tërë procesi për rishikimin e Kushtetutës, si dhe për hartimin e ligjeve përkatëse që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me këto ndryshime kushtetuese, rezultojnë të përmbushura”, – shprehet Ruçi. Opozita nga ana tjetër vazhdon me të vetën duke besuar se asaj po i shpallin luftë dhe se vetëm Komisioni i Veencias është zgjidhja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.