"Përbindëshi" i De Biazit

Postuar në 20 Qershor, 2016 20:46

Për shkak të golit të shënuar gjithë vëmendja e mediave u përqëndrua te Armando Sadiku, i palodhur në përpjekjet për të gjetur golin dhe përkushtimi që tregoi në fushë ia shpërbleu, por luftëtari i padukshëm i Shqipërisë në mesfushë është Amir Abrashi. Kosovari i rritur dhe edukuar në Zvicër rezulton lojtari që ka vrapuar më shumë se të gjithë në ndeshjen Rumani-Shqipëri 0- 1. Mesfushori kuqezi, në bazë të statistikave të UEFA-s, ka përshkuar dje 11.47 kilometra, duke qenë i pari në listën e 10 lojtarëve që vrapuan më shumë.
Ashtu si në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, edhe këtë herë mesfushori shtatshkurtër ishte pa frena, duke konfirmuar se është një motor i vërtetë për skuadrën kuqezi. Abrashi po shndërrohet në një nga lojtarët më të rëndësishëm për skemat e trajnerit De Biazi, i cili e nuk e ka lëvizur asnjëherë nga formacioni. Në vlerësimin e UEFA-s Amir Abrashi është vlerësuar me notën 6, një nga vlerësimet më të larta për lojtarët e takimit me Rumaninë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.