Ndryshe nga Berisha, Basha pranon FMN-në si partner

Postuar në 21 Qershor, 2016 15:13

Partia Demokratike nën drejtimin e Lulëzim Bashës ka ndryshuar qëndrim ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nëse ish-kryetari i saj, ish-kryeministri Sali Berisha, i ngriu marrëdhëniet me Fondin, Basha po vepron në të kundërt. Sot ai ka takuar përfaqësuesit e FMN-së në Tiranë të cilët i ka njohur me programin e PD-së. "Folëm për pëkeqësimin e gjendjes ekonomike në vend, që është rezultat i përkeqësimit të klimës së biznesit nga kjo qeveri. Shqipëria humbet 1 mld euro në vit që vidhen, përfundojnë pasuri në xhepat e qeveritarëve të korruptuar shqiptarë. Shpalosëm para FMN planin e PD për nxjerrjen e vendit nga kriza. Thjeshtim sistemit të taksave, procedura të thjeshta dhe fund ushtrisë së taksidarëve, anulimin në bllok të koncesioneve korruptive të kësaj qeverie dhe së treti ndalimin e shpenzimeve qeveritare", u shpreh ai duke shtuar se “Partia Demokratike është në diskutime me FMN për programin e saj për ekonominë e vendit, jo thjesht si opozitës, por si qeveria e së nesërmes”.

Duket se Fondi është pranuar nga e djathta parlamentare e cila ka një historik jo të lehtë me të. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.