Pronat, Basha i kërkon Strabsburgut të mos shprehet para vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Postuar në 19 Qershor, 2016 11:41

Lulzim Basha i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Kreu i opozitës shprehet se deklarata e kryeministrit se ka arritur një marrëveshje me Gjykatën e Strasburgut për të mos shqyrtuar më çështje të pronave të qytetarëve shqiptarë kundër qeverisë, përbën një ndërhyrje të hapur përpara vendimit të Gjykatës tonë Kushtetutese në lidhje me ligjin e ri të pronave. Basha ngre shqetësimin se ky qëndrim i kreut të qeverisë bëhet për t'i ushtruar presion Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht për të dëmtuar kredibilitetin e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në opinionin publik shqiptar. Në letër Basha nënvizon se në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe rregullat e Gjykatës, nuk parashikohet asnjë rast që njëra prej palëve të arrijë marrëveshje të mundshme me Gjykatën në favor të saj, përpara shqyrtimit të çështjes.

Sipas njoftimit për shtyp të Partisë Demokratike Basha e siguron kreun e Gjykatës, Raimondi se "nuk kërkon ta bëjë Gjykatën e Strasburgut pjesë të debatit të brendshëm politik, dhe shpreh besimin e palëkundur në paanshmërinë e Gjykatës së të Drejtave të Njeriut dhe në shqyrtimin e pavarur e profesional të çështjeve prej saj".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.