Ministria e Mbrojtjes: Pilotët ishin të trajnuar. Amendimi i kontratës nuk prekte trajnimin

Postuar në 19 Qershor, 2016 12:34

Pas raportimeve të djeshme se dy pilotët që humbën jetën më 6 prill në Shkodër, si pasojë e rrëzimit të helikopterit EC145, nuk ishin të trajnuar, është përgjigjur sot Ministria e Mbrojtjes. Lajmi, i publikuar fillimisht nga AbcNeës, raportonte se për këtë shkak hetimi ka shkuar deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm, por sipas Forcave Ajrore, dokumentacioni për trajnimin e pilotëve është në dispozicion të prokurorisë. Pra mbetet e paqartë nëse prokuroria po heton apo jo në këtë drejtim. Më poshtë deklarata e shpërndarë sot nga Ministria e Mbrojtjes:

“Forca Ajrore e Republikës së Shqipërisë sqaron se dy pilotët që humbën jetën në aksidentin tragjik të 6 prillit, ishin të trajnuar dhe certifikuar.
Për shkak të nevojës për zëvendësimin e helikopterit të rrëzuar në Fancë me helikopter të tipit EC 145, varianti SAR, doli nevoja e amendimit të kontratës së helikopterëve COUGAR. Amendim i cili nuk ndryshoi asnjë kusht nga kontrata e mëparshme lidhur me trajnimet.

Trajnimi i pilotëve dhe stafit teknik vazhdoi të ishte pjesë e këaj kontrate. Ndaj dhe trajnimi i dy pilotëve ishte në përputhje me kontratën, kërkesat dhe nevojat. Trajnimi i tyre i plotë dhe certifikimi është realizuar në Gjermani dhe në Shqipëri nga instruktorët e kompanisë AIRBUS, të cilët nga ana e tyre kanë trajnuar 5 pilotë dhe 1 instruktor sipas standarteve të programit ICOO (rregulla ndërkombëtare të aviacionit civil) dhe atij ushtarak.

Forca Ajrore disponon dokumentacionin e plotë që vërteton ç’ka në përgjegjësinë e saj më sipër deklaron. Ky dokumentacion i është vënë i plotë në dispozicion Prokurorisë. Ndaj ne hedhim poshtë kategorikisht spekulimet në disa media në lidhje me këtë çështje”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.