Rrëzimi i helikopterit, hetim për neglizhencë deri në zyrat e Shtabit të Përgjithshëm. Ministrja premtoi ridimensionim rregulloresh pas “ngjarjes Feka”!!!

Postuar në 18 Qershor, 2016 18:47

Vdekja, më 6 prill, e dy pilotëve që drejtonin helikopterin EC145, Florin Delia dhe Donald Hoxha, mundet të jetë shkaktuar indirekt, nga neglizhimi i drejtuesve përkatës në Ministrinë e Mbrojtjes. “ABC NEWS” raporton sot se hetimi për këtë çështje po sugjeronse “dy pilotët e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit “EC145”, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë”. I njëjti raportim flet për shmangien nga praktika e ndjekur me helikopterët Cougar, për të cilët pala franceze dërgoi në Shqipëri një pilot trajnues. “Për “EC145” u pa e udhës që një kontraktim i tillë të mos bëhej. Sipas burimeve nga prokuroria mësohet se për mosndjekjen e të njëjtave standarde si në rastin e helikopterëve Cougar gishti drejtohet nga komanda e repartit dhe veçanërisht komanda e Aviacionit. Si pasojë, Komanda e Aviacionit, Zyra e Sigurisë Ajrore dhe ajo e Trajnimeve dhe Standardizimeve në Shtabin e Përgjithshëm, dyshohen se janë përgjegjëse për neglizhencë në kryerjen e detyrës”, vijon “ABC NEWS”.

Natyrisht që duhen pritur hetimet dhe përfundimi i tyre, me shpresën do të japin një përgjigje zyrtare dhe se cilidoqoftë rezultati i tyre, do të njihen nga ministrja e Mbrojtjes. Kjo pasi së fundmi, vendimet e gjykatave nuk po pranohen nga përfaqësues të ekzekutivit. Gjithësesi, në dritën e lajmeve se neglizhenca e drejtuesve të Ministrisë është pjesë e hetimit, po sjellim këtu më poshtë, një prononcim të ministres Kodheli në vitin 2015, pak pas ngjarjes me majorin Sokol Feka që humbi jetën në Spanjë. Ministrja flet për ridimensionim rregulloresh etj., diçka sigurisht që mbetet një deklaratë...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.