Një shuplakë publike për presidentin francez Francois Hollande

Postuar në 18 Qershor, 2016 14:28

Presidenti francez Francois Hollande ka marrë një përgjigje të papritur nga një pjesëtar i forcave të policisë gjatë ceremonisë së zhvilluar në nder të dy policëve, Jean Baptiste Salvaing dhe Jessica Schneider, të vrarë të hënën nga një terrorist. Polici ka refuzuar t’i japë dorën Hollande, që ka vazhduar më tej, por kryeministri Manuel Valls, i vënë përpara të njëjtës situatë ka reaguar ndryshe. Ai ka nisur të flasë me policin, por nuk dihet se çfarë. I intervistuar nga TF1, polici ka thënë se ka shumë probleme në polici, se ka vetëm 3 automjete për 40 forca. “Çfarë mund të bëjmë”, ka thënë ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.