Haxhinasto, shëmbëllimi i Sajmir Tahirit për...fatin e keq

Postuar në 18 Qershor, 2016 15:00

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, e kaloi fazën e ekspozimit në media si pasojë e vdekjes së dy njerëzve në aksin Plepa – Rrogozhinë. Është e qartë se njësoj si Edi Rama nuk e lëshon Sajmir Tahirin, edhe nëse ndonjë ditë ky i fundit mund të mbjellë hashah në saksitë e zyrës në ministri, edhe Ilir Meta, nuk e lëshon “Mondin”, të kapur në faj. Jo me llafe, por me vendim gjykate.

Mirëpo problemet e Haxhinastos janë jo të vogla, pse e tillë është fusha e administrimit të ministrisë së tij. Ja si e raporton një media lokale, “sarandaweb.com”, inspektimin që ministri bëri në Ksamil sot: “Gjatë një takimi që ka patur sot në Ksamil për inspektimin e punimeve që po kryhen në rrjetin e kanalizimeve, ministri Haxhinasto është përballur me irritimin e banorëve dhe bizneseve në Ksamil. Ata kanë kërkuar nga ministri Haxhinasto që punimet që po kryhen të ndërpriten gjatë sezonit turistik, pasi po dëmtojnë rëndë bizneset e tyre”.

Më tej reagimi brilant i këtij ministri që i ka hyrë ters 2016-ta: “Ministri Haxhinasto  u solidarizua me shqetësimin e banorëve dhe bizneseve dhe drejtoi kritika të ashpra për firmat ndërtuese që kryejnë punë publike në të gjithë Shqipërinë. Duke denoncuar vonesat në punimet për ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza të Ksamilit, Haxhinasto theksoi se në raste të shkeljeve të tilla do të ketë sanksione të forta ligjore deri në heqjen e licenesës së këtyre subjekteve”( http://sarandaweb.net/banoret-e-ksamilit-kritika-te-ashpra-ndaj-ministri...).

Ky është raportimi i kësaj medieje dhe mund ta marrim edhe me rezervë. Por nëse sjellim në kujtesë qëndrimet e këtij ministri, sa socialist aq edhe lësëist, apo anasjelltas, ky raportim është korrekt. Këtu: http://www.respublica.al/2015/12/27/tv-klan-bën-kronikë-për-kolaudimet-dhe-ministri-vrapon-për-një-inspektim-të-papritur, mund të lexohet se çfarë bëri Haxhinasto pak muaj më parë kur në media u ngrit problemi i radhës së gjatë dhe shërbimit jo cilësor për kolaudimin e makinave. Ministri rendi me vrap që të dukej me një kronikë, kritikoi konçesionarin dhe...iku në shtëpi. Me siguri ka bërë edhe ndonjë telefonatë.

Për ata që e dinë, shërbimi i kolaudimit vazhdon po njësoj. Po ç’punë ka ministri me këtë çcështje? Ai e tha të vetën. Njësoj si në Ksamil, ku instinkti prej politikani aparatçik, apo aprataçiku të cilit i kanë hapur një derë në politikë, mori formën e enës së shqetësimeve popullore.

Nuk është gjë e re. As e fundit. Kujtoni të gjithë fytyrën e “kalorësit të vrerosur” që i vë vetes ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, sa herë e kapin me ndonjë zullum. Tri ditë duron njeriu.

Por këtu kishim idenë e thjesht një shkrimi në vëmendje të liderëve që shpresojmë të kenë parasysh se ndonjëherë përpjekjet e tyre minohen nga vartës të paaftë, që punojnë në mirëbesim, po ndoshta nuk u ecën. 

Comments

Submitted by Autori (not verified) on

Shkrim pa autor' si dikur ne kohe te Enverit qe beheshin letra anonime.
Per shkrime te tilla, edhe sikur te jene te sakta, kur jane pa autor, nuk kane asnje vlere.
Me shkrime te tilla, edhe ne wc nuk shkohet.
Nuk meritojne respekt.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.