Firmosin 33 që drafti të shkojë për votim, shpresa e vetme për miratim të ketë rrjedhje votash nga PD

Postuar në 17 Qershor, 2016 22:58

Vizita e kësaj të premte në selinë e Partisë Demokratike duket se ishte përpjekja e fundit e ambasadorit amerikan Donald Lu që Partia Demokratike të jepte konsensusin për draftin  e reformës në drejtësi. Pak orë pas kësaj vizite, kryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafa i përcolli kryetarit të Kuvendit Ilir Meta kërkesën e firmosur nga 33 deputetë të mazhorancës për ta futur draftin e reformës në procedurë parlamentare.

Kjo kërkesë pritet të shyrtohet në konferencën e kryetarëve të enjten e ardhshme dhe më pas do të nisë procedura parlamentare për shyrtim dhe miratim në komisione dhe kuvend. Mes firmëtarëve është edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, i cili një ditë më parë deklaroi se konsensusi do ishte zgjidhja më e mirë për reformën. Sipas parashikimeve nëse shqyrtimi i draftit të reformës në drejtësi futet në kalendarin e punimeve 3-javore të kuvendit, atëherë drafti duhet t’i kalojë për votim parlamentit në  fillim ose mesin e korrikut.

Këmbëngulja e mazhorancës për ta futur draftin në procedurë parlamentare, pas “lapsusit” të një jave më parë nga Valentina Leskaj e var suksesin e reformës vetëm në ndërgjegjien e deputetëve të opozitës që mund të dalin nga rrjeshti dhe të votojnë draftin, siç kërkoi hapur ambasada amerikane dhe ish-ambasadori Ryerson.

A ka marrë këtë garanci mazhoranca mbetet për t’u vërtetuar.  Tentativa e kryeministrit për të arritur një marrëveshje me opozitën ishte e sforcuar dhe e imponuar nga ndërkombëtarët dhe një rrëzim në parlament do t’i faturohej më së pari paaftësisë së kryeministrit dhe më pas “destruktivitetit” të opozitës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.