Asfiksi në urbanët e Tiranës, mungojnë kondicionerët ose nuk vihen në punë

Postuar në 17 Qershor, 2016 20:01

Pak ditë më parë kryebashkiaku Veliaj bëri bilancin e një viti punë në bashkinë e Tiranës ku lançoi edhe projektin për diferencimin e mbetjeve urbane vetëm në dy pika, duke u hequr “ekskluzivitetin “ personave që mblidhin kanaçe në koshat e mbeturinave. Por përtej kësaj pune të “vyer” në Tiranë qytetarët përballen me vështirësitë e transportit urban, tani që temperaturat kanë nisur të ngrihen. Tv Klan ka sjellë sot një reportazh nga udhëtimi në autobusët urbanë të kryeqytetit ku në disa mungojnë kondicionerët dhe në disa shoferët nuk i vënë në punë. Në këtë situata Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatorit pranë Bashkisë së Tiranës  ka reaguar duke gjobitur 14 urbanë që nuk kanë vënë në punë sistemin e kondicionimit pronë e 6 kompanive.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.