Reforma dhe dialogu, dy të pamundurat e Shqipërisë që i “japin” melankoli ambasadores Vlahutin

Postuar në 16 Qershor, 2016 16:02

Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, ka provuar sot shijen e shpërfilljes nga përfaqësues të qeverisë shqiptare. Top-Channel raporton se zv.ministrja e Integrimit, Eralda çani është vonuar për 15 minuta në një takim me studentë në kuadër të avantazheve që ka Shqipëria nga integrimi në BE. Zv.ministrja i ka shtuar ëmbëlsirën vonesës së vet: “Unë në fakt nuk di çfarë mund të them. Sigurisht janë elementë nga më të ndryshimit që mund të diskutojmë sot”, tha ajo(http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=329237#tab).

Sipas asaj që raporton TCh, Vlahutin ka thënë: “Çështja e Europës, çëshjta e Shqipërisë në Europë, çështja e Shqipërisë europiane kërkojnë mbi të gjitha një dialog të përhershëm. Por nuk e kuptoj se si, por dialogu qenka gjëja më e vështirë që mund të arrihet. Ju e dini që në kemi diskutuar për më shumë se 1 vit e gjysmë këtë reformë të thellë në drejtësi dhe një nga ato dialogjet që dëshironim ne të bënim ishte me deputetët. Për disa arsye të çuditshme, kjo dëshirë solli reagime. Në një nga ato takime, një deputet tha:  ‘Keni bërë një gabim madhor përsa i përket reformës në drejtësi, është shumë e vogël, është shumë pak. Shqipëria ka nevojë për nje kontratë të re sociale dhe ju duhet ta kishit filluar këtë’. Unë i thashë: “Më falni, por këtë gjë duhet ta nisni ju. Unë jam një ambasadore’”, tha Vlahutin. Mesa duket kredibiliteti i ambasadorëve është gërryer jo pak. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.