Lamtumirë alienë! Kontakti i mundshëm vetëm pas 1500 vjetëve

Postuar në 16 Qershor, 2016 18:35

U thoni lamtumirë shpresave për të parë në këtë jetë alienë. Të paktën këtë na thonë shkencëtarët e Cornell University, të cilët kanë zhvilluar një ekuacion të ri për të shpjeguar Paradoksin e Fermit. Ky paradoks evidenton kontraditën mes numrit të madh të galaksive, potencialit të ekzistencës së jetës në to dhe mungesën e provave dhe fakteve për qyetërime jashtëtokësore. Në çdo rast, sipas këtij sugjerimi Toka duhet të ishte vizituar tashmë nga alienët. Por ekuacioni i ri i Cornell University supozon se sinjalet e emetuara nga Toka duhet të arrijnë të pakëtn gjysmën e sistemeve diellore të galaktikës sonë, Rruga e Qumështit, që të mund të kapen, dekodohen dhe të marrin përgjigje nga qytetërime aliene të zhvilluara. Kjo nuk ndodh pa 1500 vjet. Nëse llogaritet se transmetimet radio dhe tv nisën 80 vite më parë, deri tani ato kanë arritur 8350 yje dhe rreth 3500 planete të ngjashëm me Tokën. Kjo përfaqëson 0.125% të Rrugës së Qumështit që ka rreth 200 miliadë yje. Por ku i dihet. Ndoshta alienët janë nisur nga llogari të tjera dhe dikur kontaktojnë me ne. 

http://gizmodo.com/new-calculation-shows-we-ll-make-contact-with-aliens-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.