Çako kthehet në detyrë, Tahiri: Sapo ka nisur reformimi i drejtësisë

Postuar në 16 Qershor, 2016 13:50

Shantazhi i qeverisë mbi drejtësinë duket se dha rezultat. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që pezulloi kryepolicin Haki Çako nga detyra, ministri i Brendshëm, Tahiri ka dalë krah tij në një deklaratë për mediat. Sipas ministrit Tahiri, rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.

“Jemi të bindur se rruga për të reformuar policinë është në drejtimin e duhur, rruga për të garantuar standardet kundër krimit e korrupsionit është në rrugën e duhur. Çdo gërvishtje, apo plagë që marrim rrugës na bën më të bindur se jemi në rrugën e duhur”- tha Tahiri.
Pyetur nga mediat lidhur me akuzat e opozitës për presion të hapur të qeverisë dhe atij vetë ndaj gjyqësorit dhe drejtësisë, Tahiri iu përgjigj: “Akuzat e opozitës nuk janë të reja për mua, janë mbi 2 mijë konferenca shtypi kundër meje personalisht, policisë, dhe ashtu si cdo plagë që marrim nga segmente të caktuara të sistemit të drejtësisë, ashtu edhe opozita vetëm na bind më shumë se kjo është rruga e duhur dhe na nxit të bëjmë më shumë nga sa kemi nisur”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.