“Sot kërkohet që atdheun të mos e bëjmë pis. Sot Tirana ka 28 mijë lule"

Postuar në 15 Qershor, 2016 12:52

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, ka bërë sot një analizë të punës një vjeçare në krye të institucionit. “Rikthyem vlerësimin dhe besimin tek gjërat publike. Bilanci është transparencë për qytetarët tanë. Tirana pas një viti është shumë më e pastër dhe e gjelbër seç ishte një vit më parë. Vendosëm tualete portative publike. Kemi nevojë për investime në infrastrukturë e kulturë. Sot kërkohet që atdheun të mos e bëjmë pis. Ne po e bëjmë Tiranën si gjithë Europa. Tiranën nuk mund ta vandalizosh, bësh pis apo shkatërruar. Anuluam kontratat për dy kompani që u vlerësuan shumë keq nga qytetarët. Krijuam kompani publike me bashkinë e Veronës për kalimin e ndërmarrjes së pastrimit në publike e jo private. Hoqëm 22 mijë ton mbetje urbane, por unë iu bëj apel qytetarëve: Pak më shumë kujdes në drejtim të mbajtjes pastër të ambientit. Sot kemi mbi 12 mijë pemë në Tiranë, në fund të mandatit Tirana do ketë 50 mijë pemë të reja. Kemi mbjellë më shumë se 1 mijë pemë në muaj. Nëse doni të sfidoni Bashkinë, mbillni pemë. Sot ka 28 mijë lule më kryeqytet”, tha ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.