Sondazhet favorizojnë daljen e Britanisë nga BE

Postuar në 14 Qershor, 2016 10:39

Sondazhe të shumta që po zhvillohen në Britaninë e Madhe për mendimin e zgjedhësve për qëndrimin ose jo në Bashkimin Europian, favorizojnë daljen e vendit nga Unioni. “Euobserver” referon tre sondazhe të cilët japin një panoramë pro Brexit, respektivisht në raportet: 46-39; 49-48 dhe tjetri pesë pikë diferencë në favro të Brexit. Në lojë janë futur edhe mediat të cilat po ndikojnë në ndarjen e opinionit. Gazeta “The Sun”, tabloidi më i shitur në Britani shkruante se jashtë BE-së Britania do të ketë lirinë që të krijojë të ardhmen e vet, Britania do të jetë më e lirë,më e pasur...Sipas kësaj gazete, qëndrimi në BE do të thotë të pranosh dominimin e një shteti burokratik gjerman. Argumenti kryesor i atyre që apeojnë pro qëndrimit është ai ekonomik. Sipas laburistëve sektori publik do të marrë goditje dhe 525 mijë vende pune do të humbasin nëse Britania zgjedh largimin. Është një dilemë që ka ndarë opinionin publik në këtë vend që edhe hyrjen në BE e ka patur me shumë mëdyshje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.