Nano: “Mobilizim i atyre që e duan PS-në, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë që është krijuar”

Postuar në 13 Qershor, 2016 20:25

Partia Socialiste mbushi dje 25 vjet nga themelimi zyrtar, një përvjetor që kaloi pa ndonjë ceremoni. NJë mesazh urimi është publikuar sot nga gazeta “Panorama” nga ish-kryetari i kësaj partie, Fatos Nano, i cili apelon për angazhim ndaj “flamës” së Rilindjes mbi të majtën shqiptare. “Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon. Në krizë është dhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri. Për fat të keq edhe PS. Them për fat të keq, sepse vitaliteti i qëndrueshëm i PSSH-së në vitet e pluralizmit ushqehej dhe mbahej nga aftësitë dhe përvoja e fituar nga lidershipi i saj për të menaxhuar dhe kapërcyer krizat e tranzicionit (objektive apo të krijuara nga Berisha), pa rënë vetë në krizë. Edhe në 1991, edhe në 1997, edhe në 1998-1999, edhe në kaosin e rënies së shtetit të piramidave në Shqipëri, edhe në gjëmimet e lindjes së shtetit të pavarur të Kosoves etj., PSSH bëri detyrën ndaj kombit dhe historisë pa humbur vitalitetin dhe vlerat e saj demokratike. Sot nuk është më kështu! Krizat kanë kërrusur jo vetëm Shqipërinë dhe rajonin, por edhe vetë PS-në! Diçka thelbësore është thyer dhe nuk funksionon në organizmin e saj demokratik.

Në këtë ditë të shënuar dhe kryelartë për socialistët dhe të majtën e re shqiptare në tërësi, nuk është e dobishme të stigmatizohet sëmundja e rëndë nga e cila po gulçon PS-ja dhe demokracia shqiptare. Por, është momenti i mobilizimit të gjithë aftësive, përvojave dhe brezave përfaqësues të tyre në PS, për t’u ringjallur, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar me solidaritet shembullor në 25 vite! Unë kam besim se socialistët e vërtetë mund ta bëjnë dhe do ta bëjnë këtë “katharsis” të së majtës, jo vetëm në dobi të “gjeneratës tjetër”, por në dobi edhe të brezave të sotëm, të prindërve e të fëmijëve, të gjyshërve e të nipërve e mbesave socialiste, që e kanë mbajtur vitale dhe fituese Partinë Socialiste të Shqipërisë deri më sot. Unë jetoj me ta dhe për ta”, thuhet në mesazhin e Nanos.

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-nano-ne-25-vjetorin-e-ps-te-ndalim...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.