Kryeministri pranon negociatat, por vendos një kusht të vetin të panegociueshëm. LSI: Për kërkesat e PD-së mund të gjendet zgjidhje

Postuar në 13 Qershor, 2016 15:18

Pas disa takimeve të zhvilluara ditën e sotme, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dalë me një deklaratë për ecurinë e negociatave për reformën në drejtësi. Rama ka rihapur mundësinë e dialogut që u duk sikur mori fund në seancën e fundit plenare. “S’dua të përjashtoj deri në minutën e fundit mundësinë e një zgjidhjeje që përfshin opozitën në këtë reformë. Nuk ka qenë qëllim i hartuesve të draftit të përjashtojnë opozitën nga vendimmarrja. Kemi punuar dhe po punojmë edhe tani për një zgjidhje dhe nevojën për përfshrje substanciale të opozitës në zbatimin e reformës. Jam i bindur që kjo zgjidhje mund të gjendet nëse PD do të kthejë zgjidhje për këtë pikë dhe nëse kjo pikë edhe e vetmja që e ndan PD nga kartoni jeshil për reformën. Kjo pikë ka dy gjysma të mëdha që për ne janë me vijë të kuqe. Janë 4 institucione të reja, dy prej tyre njihen me veting. Njëra kalimi në skanerin e radiografisë etiko-profesionale të atyre që paguhen për të gjykuar, pasuria, vendimarrja, aftësitë profesionale, me një filter shumë të imët të teknologjisë me të lartë. Shtylla tretë është shembja përtokë e këtij sistemi që kemi.  Një listë e atyre që e kanë kaluar këtë filtër do vijë në Kuvend ku do të votohet për t’u zgjedhur ata që e meritojnë me një shumicë të cilësuar. Shumica e cilësuar s’ka asnjë lloj kompromisi me PD-në. Edhe pse në politike kurrë nuk thuhet kurrë, unë nuk do ta votoj kurrë reformën në drejtësi nëse preket kjo pikë. Nëse opozita do të na detyrojë ta votojmë të vetëm draftin, ne do ta votojmë”, tha Rama. Ndërkohë sot një nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaroi se “për kërkesat e PD-së mund të gjendet zgjidhje”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.