Autori i masakrës së Orlandos urrente homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë

Postuar në 13 Qershor, 2016 11:26

Omar Saddiqui Matteen, shtetas amerikan me origjinë nga Afganistani është atentatori i masakrës me 50 të vrarë në lokalin e homoseksualëve në Orlando. Ai ka qenë i listuar në emrat e të dyshuarve të FBI për lidhje me terrorizmin, por nuk u arrestua asnjëherë. 29 vjeçare punonte në një kompanitë të ruajtjes fizike dhe kishte shprehur shumë herë urrejtjen e tij për homoseksualët, njerëzit me ngjyrë dhe hebrenjtë. Për këto tendenca të tij ai u mor tre herë në pyetje nga FBI në 2013 dhe 2014, por më pas u la i lirë.
Megjithatë ​një zyrtar i FBI-së tha se tragjedia, që besohet të jetë vrasja masive më e madhe në historinë amerikane, po hetohet si një akt terrorist. Zëdhënësi i FBI-së, Ron Hopper, tha se është shumë herët që incidenti të klasifikohet si terrorizëm apo krim urrejtjeje.
Senatori i Floridës, Bill Nelson, tha se zyrtarë amerikan të zbulimit e kishin informuar atë se, autori mund të kishte premtuar besnikëri ndaj Shtetit Islamik. Ai shtoi se hetuesit, janë kryesisht të përqendruar në Fort Pierce dhe St.Lucie të Floridës, vende ku njoftohet se ka jetuar autori i sulmit. Duke iu drejtuar kombit, Presidenti Barack Obama tha se bëhej fjalë "për një akt terrori dhe urrejtjeje".

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.