Ndeshja e parë jona në Europian. Humbasim 0:1 me Zvicrën(video momentet kryesore)

Postuar në 11 Qershor, 2016 17:15

Shqipëria shkeli sot për herë të parë tapetin e gjelbër të kampionatit europian të futbollit që zhvillohet në Francë. Ajo është vendosur në fushë përballë përfaqësueses zvicerane në stadiumin e Lens “Stade Bollaert – Delelis”. Tifozët e Shqipërisë kanë mbushur shkallët e stadiumit për të dëgjuar për herë të parë himnin e tyre të kënduar në një ngjarje kaq të rëndësishme.

Zvicra e ka fituar ndeshjen me një gol të Schar në minutën ‘6, pas një krosimi në zonë dhe një dalje jo të llogaritur mirë të portierit tonë Berisha. Gjithësesi përfaqësuesja shqiptare është paraqitur mirë në fushë me një lojë këmbëngulëse dhe duhet thënë me më shumë fantazi në ndërtimin e aksioneve. Sadiku në minutën ’31 dhe në minutën ’75 dhe sidomos Gashi, që hyri në fushë në pjesën e dytë, në minutën ’86 ishin shumë pranë golit për Shqipërinë që fatkeqësisht nuk u realizuar. Zvicra po ashtu rrezikoi me Berhamin, Xhemailin dhe Seferoviç.

Një faktor tjetër që duhet llogaritur është nxjerrja me karton të kuq e kapitenit Lorik Cana, në minutën ’36, diçka që nuk duhej të lejohej të ndodhte. Ekipi e përballoi mirë fizikisht presionin zviceran edhe me 10 lojtarë. Një ndeshje përgjithësisht e barabartë në volum dhe cilësi loje, çka i jep shpresë Shqipërisë që të shohë më ftohtë përballjet e tjera.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.