Intervista/Kotzias: Shqipëria po shkëput marrëdhëniet me Turqinë, retorika nacionaliste për qëllime të brendshme elektorale

Postuar në 10 Qershor, 2016 11:20

Mediat greke kanë treguar shumë interes pë vizitën e miistrit të Jashtëm, Nikos Kotzias në Tiranë. Në një intervistë të fundit ai analizon raportet me Shqipërinë dhe ndikimin e Turqisë në këto raporte. Kotzias thotë se Shqipëria është futur në peridhë zgjedhore dhe në këtë kuptim marrin rëndësi edhe qëndrimet nacionaliste pë nevoja të brendshme.

Gazetari: Në Shqipëri patët një pritje "të ngrohtë". A bëni një lidhje mes atyre që ndodhin në Turqi dhe atyre që u thanë në Shqipëri.

Kotzias: Nuk kam thënë ende diçka për Shqipërinë që të mund të bëj një lidhje. Dua të them se në Shqipëri kemi një zhvillim të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një vend që është një fqinj shumë i rëndësishëm për ne, me të cilin kemi marrëdhënie miqësore, nuk po flas për qeveritë, do vij edhe te ato. Jemi të lumtur dhe kemi fatin të kemi në vendin tonë rreth 650 mijë shqiptarë që në një farë mënyre janë bashkëqytetarët tanë. Nga eksperienca që kemi mund të them se këta njerëz kanë treguar se në pjesën dërrmuese janë qytetarë që mund të integrohen në shoqërinë greke.

Gazetari: Janë integruar?

Ata kanë mësuar gjuhën greke dhe fëmijët e tyre kanë ngritur flamurin grek në shkolla. Kam patur studentë në Universitetin e Pireut që tashmë janë pedagogë në Shqipëri dhe jam krenar për këtë gjë. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Por në këtë marrëdhënie mes dy vendeve ka dhe probleme historike. Kemi një Shqipëri me dy karakteristika. Dhjetëvjeçarin e kaluar pati një qasje afrimiteti të shpejtë me Turqinë. Kjo e fundit u mundua ta bëjë pjesë të të Perandorisë së vjetër Otomane ose aleancës së sotme otomoane nëse mund ta quajmë kështu. Së dyti ka një retorikë nacionaliste të rilindur që lidhet me dinamizmin dhe zgjerimin e atij që mund ta quajmë faktori shqiptar. Por në jetë ka gjithmonë dy anë. Mendoj se kemi disa zhvillime pozitive. Shqipëria nuk është e lidhur me busullën turke dhe shqiptarët, madje dhe udhëheqësit fetarë janë shqetësuar nga sjellja e lidershipit turk ndaj tyre.

Gazetari: Këto që po na thoni janë shumë të rëndësishme.

Është shumë e rëndësishme që udhëheqësit fetarë dhe këtu nuk e kam fjalën për kryepeshkopin Anastas, janë thellësisht të shqetësuar. Mos harroni që Fetullah Gylen ka ndërtuar një seri Institutesh dhe shkollash të suksesshme në Shqipëri, në të cilat studion një ajo që mund të quhet elita e ardhshme e Shqipërisë. Fatmirësisht kemi edhe disa shkolla greke siç është ajo e Arasakios në Tiranë. Nuk dua të analizoj Shqipërinë, por dua të them se në raport me ne janë vënë re disa fenomene të reja. Skëputja e lidhjeve të ngushta mes Shqipërisë e Turqisë është një zhvillim shumë interesant, të cilin politika e jashtme greke duhet ta ketë parasysh. Po ashtu marrim në konsideratë se shfaqja e neonacionalizmave janë pjesë e politikës së brendshme. Njerëzit që merren me politikën e jashtme dhe nuk kam parasysh vetëm diplomatët, por edhe politikanët e kanë vëmendjen të përqëndruar në zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri. Ato janë parashikuar për verën e vitit që vjen, por mund të zhvillohem edhe më herët në Janar ose Shkurt.

Gazetari: Ju çfarë kuptuat tani që shkuat dhe biseduat me ta? Do vijojnë ta ngrejnë çështjen çame?

T'ju them politika greke çfarë duhet të bëjë. Në njërën anë duhet të denoncojë anët e errëta të marrëdhënieve me Shqipërinë dhe nga ana tjetër duhet ta kumtojë dhe ta thotë me krenari që kemi edhe anët pozitive të këtyre marrëdhënieve. Unë jam tifoz i politikës energjike, shkoj dhe përpiqem të përmirësoj marrëdhëniet dhe të zgjidh problemet. Sepse nga Tirana, si në konferencën për shtyp ashtu dhe në Universitetin ku isha i ftuar pranova se kemi probleme dhe se politika e jashtme duhet të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve dhe jo të ketë frikë se me zgjidhjen e problemeve nuk do ketë me çfarë të merret. Dhe mbajeni shënim, ministri i Jashtëm i Greqisë foli live pothuajse në të gjitha TV-të dhe pati mundësinë të përcjellë mesazhin e tij për popullin shqiptar në mënyrë të kuptueshme dhe miqësore. Dhe jo me mënyrën për të bërë armiq, për të justifikuar dufin e disave në Athinë. Shkova në Tiranë për t'i zgjidhur problemet në një situatë të vështirë pasi ishte mbajtur Kongresi i Partisë së çamëve, në të cilin ishin ngritur tonet lidhur me këtë çështje dhe kur një pjesë e shtypit grek me shtronte publikisht pyetjen: Ku shkon zoti Kotzias? Ka dy gjëra që dua t'ju them lidhur me çështjen çame. E para ministri i Jashtëm i Shqipërisë e tha katër herë publikisht në konferencën për shtyp dhe në Universitetin e Tiranës se Çamëria dhe dhe gjepura të tilla nuk ekzistojnë. Se Shqipëria është nënshkruese e Kartës së Helsinkit dhe askush nuk mund të ëndërrojë ndryshim kufijsh. Në prezencën time kërkesa kryesore e Partisë së çamëve vdiq. Çështja nuk ishte të shkoja apo të mos shkoja në Shqipëri, por a dha rezultat vajtja ime aty. E dyta vetë zoti Rama, i cili është nga ata që e thotë mendimin e tij dhe mos kini asnjë dyshim për këtë, nuk ma përmendi këtë çështje gjatë takimit.

Gazetari: Kjo është e rëndësishme

Për punën e çamëve u pyeta nga gazetarët. Dhe u përgjigja siç duhet të përgjigjet një ministër i Jashtëm sipas meje. D.m.th kemi çamë që kanë ekzistuar dhe janë në Greqi, kemi çamë që erdhën në periudhën e pushtimit gjerman dhe dallgëzime në Thesproti dhe Korfuz. Dhe kemi masën e madhe të çamëve që jetojnë në Shqipëri. Gjëja më absurde që mund të bëja ishte të ushqeja propagandën e nacionalistëve shqiptarë për t'i paraqitur kërkesat e çamëve të Thesprotisë si një çështje që u takon 200 mijë çamëve që nuk kanë qenë asnjëherë në Greqi. U shpjegova se problemi nuk janë çamët që u lindën, u rritën apo jetuan për shekuj në Shqipëri, as çamët e Greqisë që jetojnë sot në Thesproti, plotësisht të inkuadruar. Problemi janë çamët e Thesprotisë dhe Epirit që bashkëpunuan me pushtuesit nazistë, bënë krime të tmerrshme dhe u përpoqën të grabisin pronat e qytetarëve grekë. Nëse do të kishin qëndruar në Greqi do të ishin dënuar me vdekje nga gjykatat si bashkëpunëtorë të nazizmit. Këta nuk mund të jenë objekt i nacionalizmit dhe as të përcaktojnë marrëdhëniet shqiptaro-greke.

http://www.tribune.gr/politics/news/article/254391/o-kotzias-exigi-ti-pe...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.