Ambasadori rus në Tiranë: “Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd”

Postuar në 10 Qershor, 2016 15:46

Ndonëse Shqipëria ka ngritur me forcë rrezikun rus në Ballkan, përfaqësia diplomatike e Moskës në Tiranë, e ka anashkaluar këtë poitikë, duke kërkuar të evidentojë vetëm anët pozitive. Në një pritje që ambasada e Rusisë zhvilloi me rastin e Ditës së Rusisë, ambasadori Aleksandër Karpushin theksoi ndër të tjera dashamirësinë e njerëzve të thjeshtë të Shqipërisë ndaj vendit të tij, si refleks edhe i marrëdhënieve të ngrohta sovjeto-shqiptare. Karpushin ka deklaruar se mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha, sidomos në fushën tregëtare dhe në këtë kuadër ai njoftoi se është rënë dakord me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, që këtë vit të mbahet sesioni i radhës i Komisionit Ndërqeveritar si dhe forumi i biznesit.

Duke mbajtur qendrën e diskutimit në problemet e sigurisë, Karpushin ka dhënë disa informacione që sipas tij duhet të shërbejnë si provë se ideja e kërcënimit rus, apo më keq, agresionit eventual ushtarak ga Rusia nuk është objektive.

Ka tashmë dy vite që NATO-ja po i rikthehet retorikës dhe strategjisë së “luftës së ftohtë”, duke vazhduar politikën e saj agresive ndaj Rusisë. Konfirmimi i radhës i kësaj tendence kanë qenë edhe debatet në kuadër të sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-së të mbajtur Tiranë, ku në qendër të vëmendjes kanë qenë akuzat ndaj Rusisë për “agresion” dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake. Si kundërargument ndaj këtyre deklaratave do të doja të përmendja disa shifra. Buxheti ushtarak i Rusisë për vitin në vijim është rreth 60 miliardë dollarë, ndërsa buxheti i përgjithshëm ushtarak i vendeve anëtare të NATO-së është mbi një trilion dollarë, domethënë 17 herë më i madh. Përveç kësaj, aleanca gëzon një epërsi të shumëfishtë mbi Rusinë në të gjitha llojet e armatimeve. Pastaj, kur bëhet fjalë për “agresionin” e Rusisë, duhet marrë parasysh një fakt i thjeshtë: vendi ynë ka 13 baza ushtarake jashtë shtetit, nga të cilat 10 baza ndodhen në vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Ndërsa NATO-ja, sipas listës zyrtare të Pentagonit, ka rreth 860 baza në mbarë botën (sipas të dhënave të tjera – mbi 1 mijë baza), nga të cilat pjesa e madhe janë në afërsi të kufijve rusë. Sigurisht që Rusia nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, dhe politikanët e arsyeshëm e kuptojnë këtë gjë. Në politikën tonë të jashtme po udhëhiqemi nga bindja se zgjidhja e problemeve globale dhe rajonale duhet gjetur jo në konfrontim, por në bashkëpunim dhe kompromise. Jemi pro sundimit të së drejtës ndërkombëtare, rolit udhëheqës të OKB-së dhe parimeve të barazisë dhe respektit të ndërsjellë në marrëdhëniet ndërshtetërore”, tha Karpushin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.