Turqia paralajmëron reagime ndaj Gjermanisë pas miratimit të rezolutës për Genocidin Armen. Por nuk sqaron se çfarë konkretisht

Postuar në 07 Qershor, 2016 17:39

Turqia do të reagojë ndaj Gjermanisë për rezolutën që Parlamenti gjerman miratoi si qëndrim ndaj atij që njihet si Genocidi Armen. Në një intervistë për televizionin shtetëror turk, TRT Haber, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, paralajmëroi reagimin e Ankarasë zyrtare, por pa sqaruar se për çfarë bëhet fjalë. Gjermania është vendi i dytë i madh europian, pas Francës që njeh Genocidin Armen, që përbën nga çështjet e nxehta të Politikës së Jashtme turke. Pretendohet se ka 1.5 milionë armenë të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore nga forcat osmane, por Turqia deklaron se janë 300 mijë ose 500 mijë.

Po kështu Cavusoglu ka paralajmëruar afrimin dhe normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, të përkeqësuara pas ngjarjes me anijen turke të drejtuar për në Gaza. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.