Përgjimi në Shqipërinë e gjeneratës së sotme/Sajmir Tahiri duhet të dorëhiqet

Postuar në 07 Qershor, 2016 14:17

Haki Çako nuk është më drejtor i Policisë së Shtetit. Dy vartës të tij janë në arrest. Të gjitha këto për çështjen e përgjimeve dhe më e rëndësishmja: ME NJË VENDIM GJYKATE.

Përgjimi është pra një proces penal tashmë përveçse politik. Në hetim është vendosur edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, me akuzën e “pengimit të hetimeve”. Është një akuzë zyrtare që detyron ministrin të hapë rrugën e hetimeve duke lënë detyrën. Është një standard i kërkuar prej vetë tij kur ishte në opozitë dhe do t’i jepte kuptim asaj epërsie morale që sot mazhoranca pretendon kur vjen puna për reformën në drejtësi. Ka një reagim zyrtar edhe nga Partia Demokratike, e cila përmes Lulzim Bashës, kryetar i saj, kërkoi largimin e Tahirit:

Ky skandal që ne e kemi denoncuar prej disa muajsh dhe kërkuam transparencë, sot ka dalë në dritë për shkak se rezultatet e hetimit janë bërë evidente. Gjykata kë vënë në hetim përmes pezullimit Haki Çakon dhe arrest shtëpie, dy zyrtarë të tjerë – hapa që unë i inkurajoj po nuk janë të mjaftueshëm. Prokurorët e çështjes ta dinë që ne nuk pranojmë koka turku për këtë proces kaq të rëndësishëm për sigurinë kombëtare. Ne nuk do të pranojmë që njeriu në krye të këtij procesi të pistë të mbetet në detyrë ndaj kërkojmë hetimin e të gjithë personave përgjëgjës që kulmojnë me urdhër-dhënësin Saimir Tahiri. Një ministër i Brendshëm në çdo vend demokratik do të ishte larguar dhe ishte vënë në dispzicion të prokurorisë, kurse në shtetin e Edi Ramës që pretendon drejtësi të reformuar, jo vetëm nuk ikën, por I bënë presion prokurorisë dhe saboton hetimin”.

Është një kërkesë që kryeministri ka detyrimin ta zbatojë qoftë edhe duke u nisur nga standardi që aplikoi partneri i tij në koalcionn, Ilir Meta, kur shkarkoi Kelmend Balilin, në momentin që u përfol. Përndryshe nuk po punohet për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.