Kotzias: Në Greqi kemi çamë, ata që bashkëpunuan me nazizmin mos i identifikoni me shqiptarët

Postuar në 06 Qershor, 2016 12:38

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias kërkoi nga Tirana që çamët që bashkëpunuan me nazizmin të mos identifikohen me të gjithë shqiptarët dhe se faktet hitorike janë të njohura. Në konferencën për shtyp me homologun shqiptar, ministri grek foli për herë të parë për implikimin e çamëve në  Luftën e Dytë Botërore.

“Ekzistojnë edhe disa çamë që bashkëpunuan me pushtuesin gjerman, që kishin bërë komisionet e kontrollit dhe zhvatjes së pasurive, të cilët u dënuan nga gjykatat greke në bazë të ligjit grek dhe ligjeve ndërkombëtare. Në ndryshim me njerëz të tjerë që jepnin llogari në Europë, ata u larguan nga vendi dhe nuk u ekzekutuan. Duhet të kemi kujdes kur flasim për këta çamë, nuk nënkuptojmë asnjë grup qytetarësh shqiptarë dhe nuk nënkuptojmë Shqipërinë. Disa duan të bëjnë të njëjtë bashkëpunëtorët e nazizmit dhe ata që jetojnë në Shqipëri”-tha Kotzias.

Nga ana e tij ministri Bushati tha se Shqipëria ka një qasje tjetër për këtë çështje që lidhet me të drejtat e njeriut dhe se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj Greqisë. “Nuk bëhet fjalë as për pretendime territoriale dhe ne nuk kemi pretendime territoriale ndaj Greqisë. Kur flasim për këtë çështje ajo ka të bëjë me respektimin e të drejtave themelore të çamëve dhe pasardhësve të tyre. Flasim për një proces që çdo pengesë e karakterit diskriminues do duhej të hiqej. Ne duam të ndërtojmë një shoqëri që bazohet te e drejta. Besojmë se është e mundur të marrim shembullin nga praktika gjermano- franceze për nderimin që i bëhej të rënëve në Luftën e Parë Botërore. Jemi në këtë lloj diskutimi ku parimet e fqinjësisë së mirë, respekti për integritetin territorial dominojnë”-deklaroi Bushati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.