Fillon Plani B: Në kërkim të 94 votave për reformën në drejtësi

Postuar në 06 Qershor, 2016 22:01

Edi Rama deklaroi në emisionin Top Story se Plani A (votimi i reformës në drejtësi me konsensus) dështoi sot në takimin që pati me Lulzim Bashën. Nga nesër, tha ai, fillon Plani B – drafti i reformës do të shkojë në Kuvend me synimin që të miratohet me të paktën 94 vota të deputeteve (mazhoranca ka sot rreth 87 vota). Pak orë më parë, Basha kishte paralajmëruar se drafti nuk do të votohej nga asnjë deputet i opozitës, nëse nuk arrihej konsensusi. Pak ditë më parë, edhe Ilir Meta kishte deklaruar se konsesnsusi është i domosdoshëm. Sidoqoftë, sot Meta është në Uashington, ndërsa zëvendësi i tij u bë papritur pjesë e treshes që përfaqësoi mazhorancën në takimin me PD-në.

A do të bëhen 94 vota për miratimin e reformës brenda qershorit, siç e ka kërkuar SHBA-ja dhe BE-ja?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.