Axhendës së Kotzias i shtohet takimi me Ramën, mediat greke akuzojnë kryeministrin shqiptar se nxiti protestat e çamëve

Postuar në 06 Qershor, 2016 19:17

Mediat kryesore greke kanë veçuar nga vizita e ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias në Tiranë, angazhimin e dy shefave të diplomacive respektive për zgjidhjen e gjithë problemeve në marrëdhëniet dypalëshe. Ndërkohë kanë bërë të ditur edhe se në programin e vizitës është shtuar një takim i ministrit grek me kryeministrin Edi Rama, që do të zhvillohet të martën. Por në përcjelljen e vizitës nga mediat e vendit fqinj, ka qëndruar shumë lart edhe protesta e organizatës “Çamëria”. Gjë që sipas analistëve grekë ka “hedhur hije” në takimin Bushati-Kotzias, që gjithsesi konsiderohet në Athinë se u zhvillua në një klimë të mirë.

Portali prestigjoz grek, "To Vima", e titullon korrespondencën e vet “Kotzias e Bushati ranë dakord në Tiranë për një hartë rrugore me qëllim zgjidhjen e problemeve të hapura”. Ndërsa vë në dukje se ministri grek “u gjend i rrethuar nga çamët”. http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=805661.

Hartën rrugore ka në titullin e vet edhe edicioni online i gazetës "Kathimerini", që nënvizon se “megjithë tensionin para Ministrisë së Jashtme shqiptare, klima ndërmjet dy ministrave ishte e ndryshme”. “Kotzias u prit me inicidente prej çamëve”, kumton nga ana vet "CNN Greece", duke nënvizuar e “nuk është hera e parë që praktika të kësaj natyre nga ana e palës shqiptare minojnë vizita të zyrtarëve të lartë grekë, fakt që nuk kalon pa u vënë re nga diplomacia europiane dhe ajo ndërkombëtare”. http://www.cnn.gr/news/politiki/story/34827/epeisodiaki-ypodoxi-ston-kot....

Portali "HuffingtonPost gr". citon agjencinë "Independent Balkan News Agency", të cilës ministri i jashtëm shqiptar i tha se para mbërritjes së homologut të tij grek kishte dalë jashtë për të bindur protestuesit me në krye kreun e PDIU Shpëtim idrizi, që të largoheshin, por ata nuk u bindën. http://www.huffingtonpost.gr/2016/06/06/kotzias-tsamhdes_n_10317636.html.... Gjithsesi, mediat kryesore greke nënvizojnë që të tëra se harta rrugore dhe mekanizmi i dakorduar, do të aktivizohen me intensitet, në bazë të një angazhimi dhe axhende të përbashkët, kështu që së shpejti të rezultojnë dhe frytet e para.

Karakteristikë është titulli i agjencisw reporter.gr që thotë se Rama e ka kthyer politikën e jashtme në valle çame, duke shtuar se me shpërthimin e tij nacionalist nxiti protestat e çamëve. http://www.reporter.gr/Eidhseis/Politikh/292272-Albanikh-proklhsh-O-Rama...…tsamiko?m=1

Comments

Submitted by Mallakastrioti (not verified) on

Bravo Rama. Edhe nje here i thuaj ketij Shqiptarit Kociaj si dhe Kryeminisrit te tij po ashtu Shqiptar se keni shitur gjakun e mishin per nje cope kryq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.